Manchester City është zyrtarisht fituese e titullit të Premier Ligës për edicionin 2021-22.
“Citizens” kanë përsëritur sezonin 2011-12, kur ata u shpallën kampion në fund të ndeshjes me golin e Agueros, pasi u ndodhën në disavantazhin e dy golave.
E njëjta ndodhi edhe sot. Aston Villa kishte avantazhin e dy golave, mirëpo Man City ka rikthyer epërsinë duke shënuar tre gola në pesë minuta.
Gundogan ngushtoi epërsinë në minutën e 76-të, për ta barazuar rezultatin Rodri vetëm dy minuta më vonë.
Heroi doli të jetë pikërisht turku Gundogan i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin të ndeshjes, për t’ia fituar titullin e ligës Manchester Cityt.