Përdhunimi si mjet lufte, ekspozitë në New York me foto nga Kosova

Në qytetin e New York-ut, u hap të martën ekspozita me titull “Një grua duke qarë: Gratë dhe Lufta”, e fotoreporteres së njohur Marissa Roth, që trajton temën e dhunës dhe përdhunimit si mjete lufte. Një pjesë të madhe të fotografive të ekspozuara, gazetarja amerikane i realizoi në Kosovë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, fituesja e çmimit Pulitzer flet mbi vështirësitë dhe misionin e projektit të saj. Të pranishme në hapjen e ekspozitës ishin edhe të mbijetuarat e luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Besarta Jashari.

Për 38 vite, fotoreporterja amerikane, fituese e çmimit Pulitzer, Marissa Roth, realizoi në mbarë botën fotografi me gra që u mbijetuan krimeve të luftës, përmes së cilave solli historitë rrënqethëse të këtyre grave.

Një pjesë e fotografive të saj u shfaqën në ndërtesën e Rusveltit në Nju Jork, në kuadër të një ekspozite të realizuar nga Muzeu i Tolerancës i qendrës “Simon Wiesenthal” dhe nga organizata “Rally for her justice”.

Shumë prej fotografive në ekspozitën e titulluar “Një grua duke qarë: Gratë dhe Lufta” janë realizuar në Kosovë.

“Kam parë gjëra që do të doja të mos i shihja kurrë, por nuk mund t’i fshij nga kujtesa. Mundohem që të përfshihem me zemër dhe pastaj të tregoj e ritregoj këto histori. Ato më pikëllojnë por ndjej se përmes këtyre historive mund t’i tregoj botës atë që ka ndodhur. Kjo është mënyra ime për të treguar se sa të forta dhe të guximshme janë këto gra. Them se jam aktiviste e paqes dhe se kjo është mënyra ime e të thënit se mjaft është mjaft”, thotë Roth.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 22 qershor.

Në kuadër të këtij aktiviteti u mbajt edhe një panel diskutimi ku mori pjesë aktivistja dhe e mbijetuara e përdhunimit gjatë luftës së viteve 98-99 në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman.

Ajo tha se lufta në Ukrainë është tregues i qartë se historia mund të përsëritet, nëse nuk mirren masat e nevojshme për të parandaluar këto krime.

“Kam luftuar për drejtësi nga viti 1999 dhe kurrë nuk gjeta drejtësi për rastin tim. Por nuk do të ndalem së luftuari derisa ta arrij qëllimin. Është koha që Serbinë ta mbajmë përgjegjëse për të gjitha krimet e kryera. Por vendet demokratike po lejojnë Serbinë ta luajë rolin e viktimës, në vend të agresorit të luftës”, tha Krasniqi-Goodman.

Në kërkim të drejtësisë është edhe Besarta Jashari, e mbijetuara e vetme në sulmin e 5-6 dhe 7 marsit në Prekaz, ku humbën jetën 22 anëtarë të familjes së saj.

“Jam shumë e emocionuar dhe po më rikthehen përjetimet e atyre tre ditëve, më 5-6 dhe 7 mars. Mirëpo njëkohësisht jam shumë krenare që pas gjithë këtyre viteve dikush diskuton për Kosovën dhe besoj se shumë shpejt ata që kanë kryer këto krime në vendin tonë do të dënohen dhe do të mbahen përgjegjës”, tha ajo.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe ish-ligjvënësi amerikan Eliot Engel.

Ai tha se është e frikshme që përgjegjësit për këto krime ende nuk janë vënë para drejtësisë, ndërsa sot Evropa po përjeton sërish atë që ndodhi në Kosovë vite më parë.

“Është një situatë makthi. Bota po e sheh dhe po e shpreh zemërimin, por vitet kalojnë dhe asgjë nuk ndodhë. Njerëzit që kanë vrarë dhe u kanë shkaktuar gjëra të tmerrshme grave në luftërat e Ballkanit ende nuk janë gjykuar. Është shumë zemruese. Prandaj mendoj se duhet të bëjmë një analogji mes asaj që po ndodhë në Ukrainë dhe ngjarjeve në Kosovë”, tha Engel.

Drejtorja e “Muzeut të Tolerancës”, Liebe Geft, tha se ndëshkimi i këtyre krimeve do të ishte më i lehtë nëse qeveritë kanë vullnet politik dhe guxim.

Sanksionet, masat ekonomike, embargo e armëve, ndalesa të udhëtimeve. Të gjitha këto së bashku mund të shfrytëzohen si mjete për të ndryshuar llogaritë e palëve në një konflikt, që veprojnë duke menduar se jo vetëm që nuk ndëshkohen por se mund edhe të përfitojnë”, thotë ajo.

Sipas vlerësimeve, gjatë luftës në Kosovë u vranë mbi 10 mijë shqiptarë, dhe ende po kërkohet për trupat e rreth 1 600 prej tyre.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut rreth 20 mijë gra e vajza janë përdhunuar dhe mbi 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË