Për studentët e viteve ’70, leximin masiv me batanije dhe vajzat e asaj kohe pa botoks

Nga Ethem Ruka

Sa herë përmendet Qyteti i Studentit, unë por edhe e mijra e mijra të tjerë si unë, fillojnë të rrëzojmë peshën e viteve për tu çmallur me vetveten e moshës 20 vjeçare, të asaj moshe kur njeriu fillon të afirmohet në rrugëtimin e vet profesional.

Kanë kaluar shumë e shumë mote qysh atëherë, por duket sikur ato i takojnë një të djeshme të afërt. Nëse ujrat e lumit nuk rikthehen sërish te burimi, mendjet tona munden. Ato shetitin të shpenguara në gjithë skutat jetës, madje deri aty ku fillon e ngjizet për herë të parë kujtesa jonë fëmjënore.

Mua më qëlloi të banoja për gati 20 vite në konvikte, nga të cilat 4 në Shkollën e Mesme Pedagogjike të Gjirokastër, 11 në Qytetin e Studentit në Tiranë si student e pedagog, por edhe 4 vite të tjera në në Qytetin Ndërkombëtar Universitar të Parisit (Cité Internationale Universitaire de Paris) gjatë studimeve pasuniversitare.

Duket një udhëtim i vështirë, larg familjes e kujdesit të saj, por ky udhëtim vazhdoi në një familje më të madhe sociale, atje ku përditë provon forcën për tu përballur me jetën reale.

Kështu ndodhi edhe në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, vite kur shtëpia ime e dytë u bë Qyteti i Studentit në Tiranë.

I ndërtuar në vitet 1960 në një nga kodrat më të bukur të Tiranës, Qyteti i Studentit ka pritur e përcjellë me dhjetra mijra studentë që u bënë inxhinierë, mësues, artsitë, gjeologë, gjuhëtarë, historianë, biologë, gazetarë, shkrimtarë, kimistë, filozofë, sociologë, juristë, arkitektë, diplomatë, mjekë, deputetë, ministra e plotë profesione të tjera që ndërtuan në vite godinën intelektuale të vendit.

Stafeta e studentore në qytezën e studentit vazhdon nga një brez në tjetrin qysh prej 60 vitesh. Disa nuk jetojnë më, të tjerë janë të moshuar, të tjerë në gjendje aktive e të tjerë ende në auditoret e universitare.

Nëse muret e godinave të Qytetit të Studentit do të kishin gojë, me siguri do të tregonin, histori nga më të habitshmet për endërrat, iluzionet, dashuritë e mëdha, për bëmat e çunave çapkënë që hidhnin ujë me kova për të lagur shokët e tyre që ecnin të shpenguar poshtë godinave, për vajzat me kordele, faqe e buze pa botoks, për nofkat që studentët e një fakulteti shpiknin për studentët e fakulteteve të tjera, për zerat e bukur të studentëve të kantos, për tingujt e kitarave e violinave, për studentët që binin përmbys për të mbaruar detyrat e kursit, për historitë e ekspeditave të gjeografëve, biologëve e gjeologëve, për orët e gjata të studimit në sezonet e provimeve, për historitë e aksioneve në hekurudha e stërvitjet ushtarake e sa e sa histori e ndodhi të tjera.

Ishin vite të bukura, edhe pse kushtet nuk ishin ashtu si do të duhej. Në vitet që ne ishim studentë flinim nga katër vetë në dhomë në dy krevate tip marinari, mbuloheshim me batanie leshi, uji i ngrohtë mungonte, dushi bëhej me grafik në kabinat afër kaldajave me qymyr guri, shpesh dyshekët zinin tartabiqe që ishin të padurueshme gjatë natës, teshat e brendshme laheshin me ujë të ftohtë e me kallëpe sapuni të bardhë Rrogozhine, nuk kishim radio dhe televizorë, por vetëm altoparlantë në çdo dhomë që komandoheshin në mënyrë të përqendruar nga Kinoklubi Studenti, e sa e sa gjëra të tjera.

Për fat të keq fakultetet nuk kishte ngrohje, ndërsa konviktet e Qytetit të Studentit ngroheshin shumë pak. Ne ngroheshim më shumë me frymën tonë. Aq shumë ndihej i ftohti saqë gishtat e këmbëve e duarve fillonin të fryheshin dhe gati nuk i ndjeje. Po thuajse të gjithëve na kapte morthi prej të ftohtit. Na ënjteshin gishtat e këmbëve e të duarve dhe ndjenim nevojën t’i kruanim me forcë. Aq shumë ënjteshin e skuqeshin gishtat e duarve sa ishte e vështirë të mbaje silografin për të mbajtur shënime gjatë leksioneve.

Më kujtohet njëherë që u ktheva në shtëpinë time të lindjes gjatë pushimeve dimërore me gishta të ënjtur. Nëna u pezmatua shumë dhe më pyeti aq e trishtuar se çfarë më kishte ndodhur. U mundova të mos i tregoja të vërtetën duke i thënë se kishim bërë një ekskursion në malin e Dajtit dhe kisha ndjerë shumë të ftohtë nga këmbët duke shkelur në dëborën e ngrirë nga era e acartë. Ajo mbushi menjëherë një legen me ujë të ngrohtë, shtoi pak kripë dhe më futi këmbët në të. Pas dy tre ditësh gjithçka u normalizua.

Brezi im i studentëve ishte i fortë, i mësuar me vështirësi dhe i regjur me të ftohtin, shiun, dëborën e erën. Në sallën e studimit të godinës 18-të, ku banonim ne studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, edhe muret zinin një cipë të hollë akulli. E megjithatë, salla ishte plotë e përplotë me studentë që lexonin duke mbajtur batanije mbi shpatulla për t’u mbrojtur nga i ftohti.

Nëse një student i sotëm do të lexonte këto pak rrjeshta me siguri do të thoshte se ky është një trillim i bukur. Pak rëndësi ka. Ajo ishte koha që jetuam në Shqipërinë e atyre viteve dhe unë ndihem krenar që vështirësitë na bënë më të fortë për të përballuar vështirësitë e jetës.

Përtej këtyre vështirësive, ajo që ka mbetur më shumë në kujtesat tonë ishte energjia pozitive atij brezi studentësh, motivimi i lartë për t’i shërbyer vendit, miqësitë e pastra që ndërtuam me djem e vajza nga të gjitha viset e Shqipërisë, përvojat që mësuam nga njëri-tjetri, jeta e gjallë sociale dhe entusiazmi për jetën që nuk la vend as për pesimizëm dhe as për depresion shpirtëror.

Jeta studentore kudo është gati si një bohemë. Të njëjtën gjë përjetova edhe gjatë katër viteve në Qytetin Ndërkombëtar Universitar të Parisit (Cité Internationale Universitaire de Paris), ku kishte studentë thuajse nga të gjitha vendet e botës. Sigurisht, aty kushtet ishin shumë më të mira se në Qytetin tonë të Studentit, por sjelljet e studentëve mbeten të njëjta. Godina ku unë u strehova për tre vite quhej Kolegji Holandez (Colege Neerlandais), ndërsa vitin e katërt në shtëpinë britanike (La Maison Britanique).

Ne fillim u habita sesi në të njëjtën godinë jetonin bashkë djem e vajza. Në njërën anë të dhomës sime kisha një mik holandez, ndërsa në anën tjetër një studente greke nga Janina. U mësova dhe kjo gjë nuk më bëri më përshtypje. Të gjithë ishim miq dhe mblidheshim mbremjeve për të diskutuar, për të luajtur pingpong apo për të pirë ndonjë gotë verë. U gjetëm më të lirë e më të shpenguar dhe kuptuam se jeta mund të jetohej edhe ndryshe. Aty kuptova se të gjithë ishim të barabartë edhe pse të ndryshëm. Filluam të shplanim trurin nga shumë dogma dhe ndryshuam veten.

Berberi ynë ishte Jorgua, një student grek nga fshatrat përtej Kakavijes. Rrija me Liun nga Kina dhe pinim ndonjë gotë raki orizi, me Ba-në nga Republika afrikane e Malit që më sillte pulla poste nga vendi i tij, me Bruno Queratin nga Franca që thuajse çdo mbasdite luanim pingpong, me Halim Dariun nga Fieri që ishte e mbeti një nga miqtë e mi të afërt, me Anamarian nga Spanja që na sillte ëmbëlsira nga vendi i vet, e me shumë e shumë studentë e studente nga vende të ndryshme të Ballkanit, Europës e gjithë botës.

E megjithatë, Qyeteti i studentit në Tiranë mbeti më i dashuri për mua. Unë, dhe shumë kolegë të tjerë, u emëruam pedagogë në Universitetin e Tiranës. Ne ishim të pastrehë dhe mbetëm sërish konviktorë. Mbrëmjeve mbidheshim në restorante, por jo më si studentë por si pedagogë. Dikush fliste për teatrin, dikush për mjekësinë, të tjerë për shkencën e lëtërsinë. Kjo miqësi që lindi në Qytetin e Studentit vazhdon ende po aq e pastër sa atëherë.

Sa herë kthehem në Tiranë nga rruga që zbret përkrah parkut të Pallatit të Brigadave, sytë më venë menjëherë të godinat e Qytetit të Studentit. Një nostalgji i veçantëtë përshkon të gjithë qenien time. Vetëm të rinjtë nuk vuajnë nga nostalgjia, ndërsa më të moshaurit fillojnë të robërohen prej saj. E shkuara kthehet në histori pastaj në nostalgji.

E megjithatë, Qyteti i Studentit, shtëpia ime e rinisë, vazhdon të qëndrojë po aty, duke pritur e përcjellë mysafirë të rinj nga e gjithë Shqipëria.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË