Ngritet aktakuzë ndaj nipit të Adem Jasharit/ nën hetime ishte edhe Bekim Jashari…

Personi me inicialet B.N ndaj të cilit u ngrit aktakuzë nga Prokuroria Speciale për keqpërdorime në Aeroport është Bahri Nuredini, nipi i komandantit Adem Jashari. Ndërkohë, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i akuzuari tjetër është Driton Mehaj, që ka qenë menaxher i projektit për blerjen e Radarit të Goleshit.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm.”, thuhet në njoftimin e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Bahri Nuredini së bashku me dajën e tij Bekim Jashari kishin qenë nën hetim për keqpëdorimin e mbi 8 milionë euro.

Sipas raportimeve të mediave, aktakuza është ngritur mbi dyshimet për keqmenaxhimin e tenderit për blerjen e Radarit të Goleshit në vlerë prej 8 milionë eurosh, i cili ishte prishur vetëm pak muaj më pas.

Radari i Goleshit kishte pasur prishje në vazhdimësi çka edhe kishte ngritur dyshime se ai nuk ishte sjellë i ri, pavarësisht që kompania që e kishte shitur e mohonte një gjë të tillë.

Task-Forca Anti-korrupsion në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kishte filluar hetimet lidhur me një keqpërdorim të vitit 2011, që kishte ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Dyshohet se në tenderin për paisjet e navigacionit ajrorë ishin keqpëdorur mbi 8 milionë euro. Asokohe, drejtor i Bordit të Aeroportit ishte Bekim Jashari.

Në vitin 2011 AShNA (Agjencia për Shërbime të Navigacionit Ajror) kishte shpallur tenderin për projektin “Furnizimi dhe instalimi i pajisjeve të navigimit ajror”.

Vlera e këtij tenderi peshonte 8.1 milionë euro.

Kontrata i ishte dhënë, një kompanie me emrin “TCN” dhe ai ishte gati i finalizuar, por për shkak të një borxhi prej afro 600 mijë eurove, që AShNA-i i kishte kësaj kompanie, ajo e paditi këtë institucion. Me këtë, kontrata praktikisht u prish dhe projekti nuk u realizua.

Pjesa më e madhe e parave i ishte dhanë kompanisë “TCN-së”, por shumica e pajisjeve kurrë nuk u sollën në Aeroport nga kjo kompani private.

Për këtë skandal në Aeroportin e Prishtinës, hetuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian për Inteligjencë Kriminale kishin bërë një raport të veçantë. Raporti që ishte publikuar në media, ngriste dyshime për keqpërdorime financiare në projekte milionëshe.

Hetuesit e EUOCI’it kishin rekomanduar se këto dyshime duhet të hetohen me patjetër.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË