Analistja Kimete Berisha ka ironizuar me postimin e burrit të presidentes Osmani, Prindon Sadriu, i cili nxori disa konkludime të çuditshme se Osmani e ka quajtur “kriminel lufte” Vladimir Putinin para presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, dhe se kjo sipas tij ka qenë e sinkronizuar.
Berisha me anë të një postimi në Facebook në formë ironike ka thënë se nesër CIA amerikane do t’i shkojë në zyre Osmanit, të cilës do t’ia parashtrojnë edhe disa pyetje.
Sipas Berishës, Osmani “do të pyetet” nga agjentët se ku e di ajo para presidentit Biden se Putin është kriminel lufte.
Në postimin e saj, ajo i ka supozuar disa pyetje në formë ironie të cilat do të mund t’i parashtroheshin Osmanit në lidhje me këtë çështje nga agjentetët e CIA-s.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook:
Nesër, CIA-ej i shkojnë në zyre Osmanit, me pyetjet:
– Për kë punon Ti?
– Ku e dite ti para Presidentit Biden se Putini është kriminel?
– Kush qëndron prapa gjenialitetit dhe guximit tënd?
– Si ndodhi që Ti di më shumë se CIA?
– A e ke njeriun tënd në Kremlin?
Nëse po, kush është ai?
Edhe FIB-in e ke lënë pa koment.
– A je njeri si të gjithë ne, apo je e mbërrirë! Trego drejt!
– Kush të jep informata Ty?
– Pse Putini nuk ta kthen fjalën veç ty?
– A e di Ti kur përfundon lufta në Ukrainë?
Trego drejt, mos na nënvlerëso!
Shfrytëzoje superioritetin tënd për të mirën e planetit!
– A do t’i përdorë Rusia bombat atomike, dhe nëse po, sa copa?
– A është Amerika në rrezik?
Nëse po: Çka duhet të bëjë Presidenti Biden për të dalë nga situata?
Na ndihmo, të lutemi! E ke shansin ta shpëtosh njerëzimin!
P.S. Osmani: ‘Patjetër’!.
Lajmi.net