Nënpresidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Milaim Kelmendi, është duke u angazhuar me një mision të veçantë.
Kelmendi, që është edhe kryetar i Federatës së Skitarisë së Kosovës, është duke dhënë kontribut në Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Ai së fundi, bashkë me anëtarë tjerë, janë angazhuar në gjetjen e të riut nga Shqipëria, Admir Adili, i zhdukur më 4 shtator 2022 në bjeshkët e Brodit të Dragashit.
Krahas Kelmendit, pjesë e Shoqatës për Kërkim dhe Shpëtim janë edhe ish-sportistë dhe punëtorë sportivë, të cilët po japin kontribut të çmuar në aktivitete të ndryshme.