Një lajm i trishtë ka ardhur për kinematografinë botërore. Është ndarë nga jeta aktorja çeke Libuse Safrankova, e njohur për rolin e saj në “Tre lajthi për Hirushen”. Ajo vdiq sot në moshën 68-vjeçare, raportoi CNN Prima News.
Në këtë film shumë popullor, i xhiruar në 1973 nga regjisori çek Vaclav Vorlicek, Sarankova luan një Hirushe shumë të re që vallëzon, gjuan me hark dhe ngjitet në pemë.