Ndahen Stupcat, merr fund bashkëpunimi mes Vedatit, Mensurit dhe Osmanit…

Mensur Safqiu, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi pas plotë 20 vitesh bashkëpunimi, i kanë dhënë fund grupit humoristik “Stupcat”.

Pas dy dekadash plotë humor, treshja e aktorëve janë ndarë mes vete për nga ana profesionale.

Ndarja e Stupcave ka ndodhur qysh para disa muajsh. Derisa të tre aktorët janë duke e vazhduar karrierën e tyre veçmas nga njeri tjetri.

Vedat Bajrami krahas projekteve të tij në serialet turke, se fundi ka sjellë edhe katër skeçe. Të parin, “T’fala nga Haga’, e publikoi me 17 Shkurti, që bëri bujë të madhe dhe u kritikua.

Të katër projektet e tij, Vedati i publikoi në kanalin e tij në Youtube, e jo në atë zyrtarin të Stupcave, siç ndodhte në të kaluarën.

Kur jemi te kanali në Youtube, në atë zyrtar të Stupcave, skeçi i fundit i publikuar është në fund të tetorit të vitit të shkuar. Për me tepër është një skeç në të cilin shfaqet veç Osman Azemi, pa Vedat Bajramin dhe Mensur Safqiun. Derisa skeçi i fundit i treshes së bashku i publikuar në Youtube është “Fuka, Misini, Sabilja – Kurbani te Dera”, i publikuar me 30 prill 2021.

Nga ana tjetër, Osman Azemi pas ndarjes së Stupcave karrierën po e vazhdon në televizion, me një emision të tij humoristik që pritet të nisë së shpejti në Klan Kosova, duke e kthyer para publikut personazhin e dashur “Teta Gjyle”.

Vetëm për Mensur Safqiun ende nuk dihet se si po e vazhdon karrierën pas ndërprerjes së bashkëpunimit gati 20 vjeçar me Vedat Bajramin dhe Osman Azemi.

Ndryshe, Stupcat kanë debutuar për herë të parë në vitin 2002. Fillimisht grupi përbehej nga Osman Azemi, Vedat Bajrami, Blerim Qeriqi, Agron Sokoli dhe Feim Ademi. Për shkak të obligimeve të 3 pjesëtarëve (Blerimit, Agronit dhe Feimit) në grup mbeten vetëm Vedat Bajrami dhe Osman Azemi por me vonë këtij grupi në vitin 2004 iu bashkëngjit Mensur Safqiu. /Reporteri

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË