NATO kërcënon Serbinë se do ta shuajë nëse sulmon Kosovën, kryetari i Partisë Republikane serbe akuzon Vuçiç se është tmerruar nga ultimatumi i gjeneralëve të aleancës

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, duket se ka qenë e planifikuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili mësohet se kishte urdhëruar ushtrinë serbe që të ndërhynte sapo konflikti të degjeneronte në dhunë e armë. Por duket se ky plan ogurzi i hartuar nga presidenti serb Vuçiç, u nuhat nga NATO, e cila ka kërcënuar drejtpërdrejt Serbinë se do ta shuaj nëse sulmon Kosovën. Këtë pretendim fillimisht e zbuloi dje ish-ushtaraku italian dhe eksperti i forcave tokësore të NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, Thomas Theiner, i cili tregoi dje rrugën që do të ndiqte NATO për të shuar rebelimin serb në Veriun e Kosvës. Ndërkohë një lajm i kësaj natyre u konfirmua ditën e djeshme edhe nga kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviç, i cili ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke e quajtur këtë të fundit si palaço që ka angazhuar mediet propagandistike në Beograd. Në një reagim në rrjetet sociale, republikani Sanduloviç thotë se Vuçiç u tërhoq menjëherë pasi gjeneralët e NATO-s e paralajmëruan se do të rrafshojnë Serbinë, në rast se ai tenton të fusë ushtrinë në Kosovë. “Tani ku u fshehe, o Aleksandër Vuçiq ti palaço i zakonshëm e jo Komandat Suprem! Pse nuk po e thërret Konferencën për shtyp e ta lajmërosh Serbinë se çka iu thanë mbrëmë gjeneralët e NATO-s, komandantëve “serb”? Pse nuk e tregon që ata ju lajmëruan që nese nisesh me ushtri në Kosovë do të rrafshojnë Serbinë? Dil tani, Palaço Suprem dhe tregohu pra Serbisë, në veshjen e qyqes dhe jo të na lodhësh neve në Serbi me mediumet e Gebelsit”, shkruan Sanduloviç.

Kosova shtyn vendimin për zbatimin e reciprocitetit

Ndwrkohw qeveria e Kosovës ka marrë vendim ditën e djeshme që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa. Vendimi është marrë pas takimit të krerëve shtetërorë të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier. SHBA-ja ka kërkuar të shtyhet implementimi i vendimeve për 30 ditë. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se janë larguar të gjitha barrikadat në veri të Kosovës. Sipas tij, situata është e qetë, si edhe janë hapur edhe pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Përpara se situate të ishte qetësuar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti doli në konferencë për shtyp duke treguar se kishte të shtëna dhe barrikada me njerëz të armatosur por nuk pati të lënduar. Gjithashtu, mesazhi i qartë që prishi planet e presidentit serb ishte NATO. Pas tensioneve në veri të Kosovës, KFOR-i ka bërë me dije se kjo forcë është e gatshme të marrë masa e nevojshme dhe të ndërhyjë kur duhet që të ofrojë sigurinë e Kosovës.

 “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, deklaron KFOR-i. Ndërkohë, Kurti përsëriti zotimin e qeverisë se do të shtyjë zbatimin e dy vendimeve për targat dhe dokumentet deri më 1 shtator nëse do të hiqen të gjitha barrikadat. Ndër të tjera i bëri thirrje ndërkombëtare që të dënojnë dhunën e grupeve serbe që i cilësoi banda kriminale.

Alarmi nga qeveria e Kosovës

Në një komunikim zyrtar qeveria e Kosovës tha se e dënon ashpër bllokimin e rrugëve në veri dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Në njoftim thuhet se kryeministri Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. “Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta të përgatitura nga Beogradi zyrtar. Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës. Falenderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin”, njoftoi dje qeveria e Kosovës.

Sveçla jep detaje për atë që ndodhi në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje se cfarë ka ndodhur ditën e djeshme në veri. “Grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë filluar sulmet ndaj qytetarëve të vendit duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur edhe ndaj zyrtarëve policorë me qëllim të vrasjes së tyre. Këto sulme ishin të përgatitura që një kohë të gjatë e këto përgatitje kulmuan nga takimet në Beograd e në Rashkë. Ministri po ashtu jep detaje për sulmet mbi qytetarët shqiptarë në pjesën veriore dhe për sulmet kibernetike. “Krijimi i panikut, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, lëvizja e personave të armatosur e të maskuar brenda vendit, rrahja brutale e qytetarëve tanë si dhe tentim vrasja e zyrtarëve tanë policorë janë veprime të  papranueshme.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË