“Na detyronin t’i lanim këmbët vjehrrit dhe burrave”, rrëfimet shokuese të vajzave që u blenë nga shqiptari

Detaje tronditëse mësohen nga vajzat shqiptare që u blenë nga një shqiptar në Zvicër.

Një burrë shqiptar dhe katër djemtë e tij do të gjykohen nga e hëna për shkak se dyshohet se kanë kontrabanduar në Zvicër disa vajza nga trojet shqiptare. Ato janë mbajtur të izoluara si skllave me vite të tëra dhe kanë qenë të detyruara t’ua lajnë edhe këmbët burrave të tyre patriarkalë dhe të dhunshëm. Aktakuza kundër këtij klani familjar lexohet si një film horrori.

Më 24 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi. Adem J. (emri i ndryshuar) dhe katër djemtë e tij të dënohen me burg deri në 20 vjet. Procesi gjyqësor kundër tyre fillon këtë të hënë në Moutier, në kantonin Jura, jo larg Bernit, kryeqytetit të Zvicrës.

Aktakuza kundër këtij klani familjar lexohet si një film horrori dhe do të mund të bartte këtë titull: “Rrahje, dhunime, terror psikik, izolim: katër gra shqiptare në një familje në Zvicër”.

Gazeta “Tages Anzeiger” e ka rikonstruktuar rastin duke u bazuar në aktakuzë. Është një shembull i dhunës patriarkale dhe i terrorit toksik të burrave.

Për shembull rasti i Dritës (emri i ndryshuar). Në vitin 2007 ajo pas një udhëtimi disaditor arriti në Zvicër – ilegalisht. Adem J., një burrë 50-vjeçar, u kishte premtuar prindërve të Dritës në Shqipëri se vajza e tyre mund të jetojë më mirë në Zvicër nëse martohet me djalin e tij. Drita ishte vetëm 15-vjeçare kur erdhi në Zvicër. Ajo nuk deshi të vinte këtu, por prindërit e saj të varfër dhanë pëlqimin.

15-vjet më vonë në Zvicër do të fillojë procesi gjyqësor kundër Adem J., i cili e solli Dritën në Zvicër. Adem J. tani është 65-vjeçar, ai ka shtetësi serbe dhe i përket pakicës shqiptare në Serbinë jugore. Të akuzuar janë edhe 4 djemtë e tij të moshës 26 deri 38. Ata akuzohen për: trafikim njerëzish, shkaktim të lëndimeve trupore, martesë me detyrim, dhunim, veprime seksuale me fëmijë. Babai i djemve akuzohet edhe për keqpërdorim të ndihmave sociale. Këta pesë burra dyshohet se i kanë kryer krimet e lartpërmendura në periudhën mes viteve 2003 dhe 2019. Në këtë periudhë ata përveç Dritës sollën në Zvicër edhe tri vajza të tjera nga Shqipëria dhe nga Serbia jugore. Ato u sollën këtu me premtimet e rrejshme se do të kenë një jetë më të mirë.

Aktakuza prej 34 faqesh numëron një sërë krimesh të kryera nga ky klan burrash mbi gratë e “importuara”. Burri i Dritës, Arsimi (emri i ndryshuar), me urdhër të babait të tij ushtron dhunë kundër Dritës, me rrip, me grusht, me gërshërë. E pështyn në fytyrë, e kërcënon se do ta vrasë, se do t’ia shkatërrojë jetën, se do të gëzohej nëse ajo vdes. E quan lavire. E dhunon.

“Në vjeshtën e vitit 2008, shkruan “Tages Anzeiger”, Drita (16-vjeçare) lind fëmijën e parë. Jeton në shtëpi si në burg. Burri dhe vjehrri nuk e lejojnë të dalë nga shtëpia. I lejohet të dalë njëherë në tri javë. Vjehrri e urdhëron të birin e tij që t’i lejojë Dritës të telefonojë me familjen në Shqipëri vetëm njëherë në muaj – 5 deri 10 minuta.

Drita dhe tri gratë e tjera e kalojnë kohën duke shërbyer në shtëpi. Ato detyrohen t’ua lajnë edhe këmbët vjehrrit dhe burrave të tjerë. Terrori fizik dhe psikik i thyen këto gra, ato vuajnë aq shumë nga frika dhe depresioni, saqë nuk marrin guximin të ikin nga shtëpia, ku mbahen praktikisht të izoluara. Ato frikësohen se mund të dëbohen nga Zvicra pasi burrat e tyre nuk i kanë lajmëruar te autoritetet në përputhje me ligjin.

Rreth vitit 2018 punëtorëve të entit social u bie në sy kjo familje. Ata kërkojnë që gratë të ndjekin një kurs të gjuhës gjermane dhe të interesohen për punë. Në fillim të vitit 2019 njëra nga kunatat e Dritës braktisi burrin e saj të dhunshëm. “Kjo e acaroi vjehrrin, ai më kërcënoi se nëse edhe unë ikja nga shtëpia, do të kishte pasoja. Më tha se mund të merrte një vrasës nga Shqipëria”, ka thënë në dëshminë e saj Drita.

Megjithatë, edhe Drita vendosi të ikë nga shtëpia me fëmijët e saj. Pastaj ikën edhe gruaja e tretë dhe e katërt. Aktualisht, sipas avokatit të viktimave, ato jetojnë nën mbrojtje të autoriteteve. Për të akuzuarit vlen supozimi i pafajësisë deri në vendimin e plotfuqishëm të drejtësisë.

Gazeta “Tages Anzeiger” pyet në fund të shkrimit se si ka qenë e mundur që këta pesë burra të mbajnë këtë sistem të terrorit ndaj katër grave? Pse nuk e ka vërejtur askush këtë tmerr me vite të tëra? A kanë ditur diçka familjarët e afërt? Ndoshta në disa nga këto pyetje do të ofrojë përgjigje procesi gjyqësor

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË