Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e numëruara, liderët më të fuqishëm të botës i japin goditjen përfundimtare

Rusia është në prag të kolapsit. Moska për herë të parë që nga viti 1998 është në prag të mospagimit të saj të parë të borxhit, pasi afati për të bërë një pagesë interesi prej 100 milionë dollarësh po kalon. Gjithashtu liderët e 7 ekonomive më të fuqishme të botës janë mbledhur dje në alpet bavareze në Gjermani duke i dhënë goditjen përfundimtare presidentit rus Vladimir Putinit, duke depërtuar në zemrën e makinerisë luftarake të “Carit”. Sanksionet e bëjnë të pamundur marrjen e pagesave nga Rusia për kreditorët ndërkombëtarë. Kremlini ka qenë i vendosur të shmangë dështimin e parë që nga viti 1998 dhe një goditje të madhe për prestigjin e vendit, por sanksionet nuk e lejojnë. Ministri rus i financave e quajti situatën “një farsë”.

Rusia është drejt një rrugë të pashmangshme për të falimentuar që kur sanksionet u vendosën për herë të parë nga SHBA dhe BE pas pushtimit të Ukrainës. Këto kufizuan aksesin e vendit në rrjetet bankare ndërkombëtare të cilat do të përpunonin pagesat nga Rusia për investitorët në mbarë botën. Pagesa e interesit e radhës prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. Rusia thotë se paratë iu dërguan Euroclear, një bankë e cila më pas do të shpërndante pagesën tek investitorët. Por kjo pagesë ka mbetur aty, sipas Bloomberg Neës, dhe kreditorët nuk e kanë marrë atë.

Sanksionet fundosin Rusinë

Euroclear nuk thotë se pagesa është bllokuar, por tha se i përmbahet të gjitha sanksioneve. Ministri i Financave Anton Siluanov pranoi se investitorët e huaj “nuk do të mund të merrnin” pagesat. Kjo ishte për dy arsye, tha ai. “E para është se infrastruktura e huaj, bankat korrespondente janë të ndaluara të kryejnë çdo operacion në lidhje me Rusinë. E dyta është se investitorëve të huaj u ndalohet shprehimisht të marrin pagesa nga ne.” Për shkak se Rusia dëshiron të paguajë dhe ka shumë para për ta bërë këtë, ai mohoi se kjo përbën një mospagim të vërtetë, i cili zakonisht ndodh kur qeveritë refuzojnë të paguajnë, ose kur ekonomitë e tyre janë aq të dobëta sa nuk mund të gjejnë para.

Megjithëse falimentimi do të ishte një goditje simbolike, do të kishte pak pasoja praktike të menjëhershme për Rusinë. Kombet që dështojnë zakonisht e kanë të pamundur të huazojnë më shumë para, por Rusia tashmë është e ndaluar të marrë hua në tregjet perëndimore nga sanksionet.

G7 i jep goditjen përfundimtare Putinit

Liderët e 7 ekonomive më të fuqishme të botës janë mbledhur dje në alpet bavareze në Gjermani. Drejtuesit e SHBA-së, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Britanisë së Madhe diskutuan çështjet më urgjente politike dhe ekonomike në botë që ka sjellë lufta e Vladimir Putitnit. Udhëheqësit e këtyre shteteve  bënë të ditur ndalesën e re në importet e arit rus, me qëllim të ashpërsimit të sanksioneve ndaj Rusisë. Rusët e pasur kanë blerë sasi të konsiderueshme të arit së fundi, me qëllim të uljes së ndikimit të sanksioneve ndërkombëtare për shkak të pushtimit rus në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt, ka thënë Qeveria britanike përmes një deklarate. “Këto masa do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe do të godasin zemrën e makinerisë së luftës së presidentit rus, Vladimir Putin”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson përmes një deklarate. Londra ka thënë se eksportet ruse të arit kanë kapur vlerën e më shumë se 15 miliardë dollarëve vitin e kaluar. Ndalesa pritet të bëhet e ditur më 27 qershor, dhe do të zbatohet shpejt. Ky vendim do të zbatohet për arin e nxjerrë nga toka, si dhe atë të rafinuar, kanë thënë zyrtarët.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë përmes një postimi në Tëitter se ndalesa në arin rus, përbën një tjetër “kosto të pashembullt për Putinin, në mënyrë që t’i ndalohen fondet që i duhen për të financuar luftën kundër Ukrainës”. Biden e ka quajturin arin si “eksport masiv që siguron dhjetëra miliarda dollarë për Rusinë”. Liderët e G7-ës do të nisin takimet më 26 qershor në rajonin e Bavarisë në Gjermani dhe do të vazhdojnë me samitin e NATO-s që mbahet më 29 qershor në Madrid, Spanjë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË