Miliona euro në ditë?! Sa po fitojnë artistët në botë nga koncertet/ Ja ku renditet Dua Lipa

Gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë përmbushur pritshmërinë për industrinë globale të koncerteve, e nxitur kryesisht nga një pjesëmarrje demografike më e larmishme, më e re, e etur për të ndjekur shfaqje “live” dhe e gatshme të shpenzojë më shumë nga paratë e tyre në muzikë dhe kulturë, shkruan Billboard, revistë amerikane e specializuar në muzikë dhe argëtim, që publikon renditje në fushën e muzikës.

Së fundi është publikuar renditja e artistëve me më shumë të ardhura nga turet në periudhën nga 1 nëntori 2021 deri më 30 prill 2022.

10 artistët më të mirë në tabelën e “Top Tours 2022” fituan 722 milionë dollarë deri në mes të vitit, 20% më shumë se 10 më të mirat për Top Tours në vitin 2019 (viti i fundit i plotë i turneut përpara pandemisë), sipas Billboard 2022.

Ndërsa klasifikimin e mesvitit 2019 e dominuan turnetë e mëdha të lamtumirës, një brez i ri emrash më të rinj ndërkombëtarë po udhëheq raportin e vitit 2022: Bad Bunny është artisti i parë në gjuhën spanjolle që arrin vendin e parë në renditje. Turneu i tij i fundit botëror dhe dy shfaqje solo në vendin e tij të origjinës, Porto Riko, fitoi 123.2 milionë dollarë dhe shiti 645.000 bileta për 37 koncerte, sipas shifrave të raportuara në Boxscore – rreth 3.3 milionë dollarë dhe 17.400 bileta për natë.

I dyti renditet Elton John, me 103 milionë dollarë kurse në të tretin, Genesis, me 81.9 milionë dollarë të ardhura. BTS fitoi 75.4 milionë dollarë, duke i dhënë grupit korean vendin e 4-t në Top Tours (për 4 koncerte në Los Angelos brenda një periudhe 10 ditore, me rreth 200 mijë bileta të shitura, grupi vlerësohet se kontriboi në ekonominë e LA me mbi 100 milionë dollarë, sipas mediave të LA).

Është  hera e parë që gjysma e artistëve në Top Tours nuk kanë mbushur ende 30 vjeç (Bad Bunny, BTS, Billie Eilish, Morgan Wallen dhe Justin Bieber), dhe katër nga pesë artistët e tjerë janë mbi 60 vjeç. Elton John, Mick Jagger nga The Rolling Stones dhe Don Henley nga Eagles janë të gjithë mbi 70 vjeç. Themeluesi i Orchestra Trans-Siberian, John Oliva, është 62 vjeç dhe bashkëthemeluesi Al Pitrelli mbush 60 vjeç në shtator, shkruan Billboard.

Fitimet për koncert deri në 9.8 milionë dollarë, ku renditet Dua Lipa

Dua Lipa, sipas tabelës së Billboard, siguroi 47 milionë euro të ardhura nga nëntori 2021 deri në prill 2022, duke u renditur në total në vendin e 12. Këto të ardhura, këngëtarja me origjinë shqiptare i gjeneroi nga 39 shfaqje, me gjithsej 511 mijë pjesëmarrës. Fitimi mesatar i saj për shfaqje është 1.2 milionë dollarë, duke e renditur në vendin e 20 në fitimet për një koncert, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në tabelën e Billboard (shiko grafikun). Dua Lipa rezulton të ketë shitur 13 mijë bileta për natë, me çmim mesatar 92 dollarë. Më i shtrenjti është Rolling Stones, me çmim mesatar bilete 275 dollarë; Eagles me 227 dollarë, Bad Bunny, 191 dollarë; BTS, 165 dollarë; Justin Bieber, 156 dollarë etj.

Rekordin për të ardhura më të larta për një shfaqje e mbajnë The Rolling Stones, me 9.8 milionë dollarë, të ndjekur nga BTS, me gati 7 milionë dollarë. Për artistët e tjerë, të ardhurat për shfaqje janë më pak se 5 milionë dollarë.

Këngëtari kolumbian Maluma, i cili pak muaj më parë mbajti edhe një koncert në Shqipëri, siguroi gjithsej 16.4 milionë dollarë për 17 shfaqje, sipas tabelës së Billboard, ose pak më pak se 1 milion dollar për shfaqje, me rreth 73 dollarë për biletë. Në Shqipëri, bazuar në numrin e biletave të shitura (rreth 12 mijë) dhe çmimit mesatar 5-7 mijë lekë), këngëtari llogaritet të ketë gjeneruar nga biletat rreth 630 mijë dollarë./Monitor

Miliona euro në ditë?! Sa po fitojnë artistët në botë nga koncertet/ Ja ku renditet Dua Lipa

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË