Microsoft ka dhënë alarmin për hakerët rusë, ku sipas tyre ka nisur një luftë kibernetike globale pas pushtimit të Ukrainës, hakerat rusë kanë goditur objektiva të shumta në SHBA dhe vende të tjera pro Kievit.
Sipas raportit, hakerët janë përpjekur të depërtojnë në rrjetet (duke pasur sukses në gati 30% të rasteve) e mbi 100 organizatave në Shtetet e Bashkuara, dhe në rrjetet e 42 vendeve të tjera që nga fillimi i luftës.
Ndër objektivat e hakerëve janë ministritë e jashtme të vendeve të NATO-s, organizatat humanitare dhe furnizuesit e energjisë.