“Mendova se më vranë…”/ Super makina e Ronaldos i prishi oborrin, flet pronari i shtëpisë…

Një aksident i rëndë ndodhi para pak ditësh, ku u përfshi makina e yllit të futbollit Kristiano Ronaldo.

Të gjithë fansat e tij u frikësuan jo pak të hënën, kur disi me vonesë u shpërnda lajmi se Kristiano Ronaldo mund të kishte pësuar një aksident të frikshëm në Majorka ku po kalon aktualisht pushimet.

“Ultima Hora” ishte media e parë që solli fotot nga vendi i aksidentit, por pas disa minutash u raportua se veturën nuk e ngiste kampioni i futbollit, por një prej truprojave të tij binjak, i cili kishte humbur kontrollin e mjetit. Dhe nuk po flasim për një makinë dosido, por për një “Bugati Veiron Grand Sport Viteshe”, me vlerën e çmendur prej 2.1 milionë eurosh.

Automjeti sportiv u përplas ashpër me murin e një shtëpie në një prej rrugëve periferike të Majorkës dhe pësoi dëmtime jo të vogla, të cilat sigurisht do të kenë një faturë të majme financiare për të sjellë makinën në gjendje normale.

Fatmirësisht, pas kësaj ngjarjeje nuk pati asnjë të dëmtuar, edhe pse pronari i shtëpisë që pa makinën e CR7-ës të shembte murin e tij u shqetësua jo pak fillimisht:

“Goditja e fortë më shkatërroi një pompë uji, e cila më krijoi një liqen në oborr dhe prej ditësh është vështirë që toka ta thithë. Në të njëjtën kohë dera e hyrjes fluturoi disa metra larg, por u shembën edhe dy kolona çimentoje.

Madje, fare pranë vendit të aksidentit qëndronte edhe kolibja e qenit tim, i pari tek i cili vrapova. Në momentin e parë mendova se ma kishin vrarë. Por pasi u afrova e pashë atë që të dridhet nga frika e goditjes dhe zhurma e fortë, – vazhdon pronari i shtëpisë së dëmtuar, që më pas tregon edhe takimin me pronarin e automjetit.

Për të dalë jashtë m’u desh që të prisja pak dhe përpara meje gjeta një djalë dhe një vajzë shumë të edukuar. Ata më qetësuan për dëmet dhe më premtuan që të nisja menjëherë rindërtimin, të ruaja faturën dhe gjithçka do ta merrnin përsipër ata. Më sqaruan se automjeti i kujt ishte dhe pasi folën në telefon më ftuan që të takoj edhe Ronaldon e Xheorxhinën, dy personat më të respektueshëm që kam takuar në jetë.

Kristiano më tha që as të mos merresha me autoritetet vendëse apo kompaninë e siguracioneve. Për të mos hapur procedura të kota që mund të hanin kohë, do të merrej ai me të gjitha, nga rindërtimi te pagesat”. Ky gjest, kjo marrje përgjegjësie, nderon edhe më shumë kampionin Kristiano Ronaldo.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË