Ylli francez, Kylian Mbappe, nuk do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.
Siç bën të ditur gazetari italian i sportit, Fabrizio Romano, Mbappe do të qëndrojë te PSG, njofton Klankosova.tv.
“Kylian Mbappe NUK do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë: ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain”, ka bërë të ditur ai.
Kujtojmë se Mbappe ka qenë emri më i përfolur në merkatot e fundit, ku flitej për një kalim të mundshëm te Reali.