Një rast jo fort i zakontë është raportuar në Podujevë, ku një person i cili në fillim të muajit maj kishte denoncuar një rast të vjedhjes në banesën e tij, deklaroi se hajnat i kanë vjedhur 7 mijë euro para të gatshme, por që më pas doli se ai dyshohet të ketë kryer këtë vepër
Burimet bëjnë të ditur se personit që raportoi rastin në Polici, pas zhvillimit të hetimeve, i është ndërruar statusi nga i dëmtuar në të dyshuar.
Kjo pasi që, siç thonë burimet, i njëjti ka bërë deklarim të rrejshëm duke pretenduar se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe më pas kanë vjedhur 7 mijë euro para të gatshme.
Sipas burimeve, personi i dyshuar për ketë rast del të jetë pikërisht ai që denoncoi rastin në Polici.
Viktima del të jetë një grua, e cila është intervistuar nga hetuesit në Stacionin Policor në Podujevë.
Me urdhër të prokurorit, në Polici është iniciuar rasti ‘Vjedhje e rëndë’.