Takohet një ditë lepuri i rrafshit me atë të malit:
He, si je? – po e pyet lepuri i malit atë të rrafshit.
Mirë besa, jetojmë në mes lakrash, nuk kemi nevojë as për vrap as nuk merakosemi për strehim, as lëvizim nga kopshti fare, pra për shtatë palë qejfe! Do vish edhe ti me mua që ta provosh? – i tha ai lepurit tjetër.
Do të vij- ia ktheu lepuri i malit.
Kur ranë në rrafsh u futën në lakra. Lepuri i malit po i dëgjon zagarët duke lehur, aty afër njerëzit po bisedonin, fëmijët po loznin…
Ky u tremb dhe po i thotë lepurit të rrafshit: – Unë dola malit miku im, nuk e kam ndërmend qe ta shes lëkurën time për një lakër, e ti mbase je mësuar që të jetosh kaq pranë e pranë me armiqtë!