Thursday, March 23, 2023

Kush është shqiptari i arrestuar në shtëpinë e narko-trafikantit të Ekuadorit

Kategori Lajme

Qeveria dhe policia e Ekuadorit raportuan arrestimin në Kolumbi të Emilio Farfán, me nofkën “Gato Farfán” ose “Jerry” i konsideruar si “trafikanti më të madh të drogës në Ekuador”. Ai akuzohet se ka dërguar sasi të mëdha droge në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë. Presidenti i Ekuadorit tha se kjo ishte një nga arritjet më të mëdha të vendit të tij në luftën kundër narkotrafikantëve.

Zyrtarët e policisë thanë se janë kryer edhe disa bastisje shtëpish pas arrestimit të “bos”-it të drogës. Në një nga këto rezidenca u konfiskuan 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS. Në një tjetër rezidencë të kthyer si një “kështjellë” me dyer të blinduara janë gjetur 4 kasaforta me 90 mijë dollarë.

Ajo që bie në sy është se në një nga këto rezidenca është arrestuar edhe një shqiptar. Mediat ekuadoriane kanë publikuar pamje të pasaportës së tij. Ai është Artur Rapaj, 37 vjecc i lindur në Fier. Pasaportën e ka nxjerrë para gati 3 vjetësh. Nuk dihen lidhjet që shqiptari ka pasur me bosin e drogës të arrestuar.

Arrestimi u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe asaj ekuadoriane. Synimi ishte që Farfán të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të cilat kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Autoritetet thanë se Farfán do të ekstradohet direkt nga Kolumbia në SHBA pasi ky vend ka marrëveshje ekstradimi për narkotrafikantët.

Në Ekuador dështoi të dielën e kaluar një referendum që ndryshonte kushtetutën për të ekstraduar të akuzuarit për trafik droge në SHBA. I arrestuari është përgjegjës për disa nga masakrat më të mëdha të ndodhura në burgjet e vendit vitet e fundit që kanë lënë të vrarë më shumë se 450 të persona që nga viti 2020 si dhe për disa vrasje në rrugë publike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen pasditen e së hënës në Bruksel, në kuadër të dialogut...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel, tha sonte se...
Sot 15 vjet më parë Kosova u shpall e Pavarur. Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes...
Vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për të caktuar marzhën maksimale të lejuar të shitjes me pakicë dhe shumicë të naftës,...
Qeveria dhe policia e Ekuadorit raportuan arrestimin në Kolumbi të Emilio Farfán, me nofkën “Gato Farfán” ose “Jerry” i konsideruar si “trafikanti më të...

Çfarë është në të vërtetë ‘frustrimi seksual’?

Seksi i mirë është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës. Por nëse e gjeni veten të shqetësuar, të zemëruar ose të pakënaqur...

Gjykata Speciale trondit me shifrat dhe zbulon afatin/ Ja sa vite do të qëndrojnë në burg ish krerët e UÇK-së për zbardhjen e provave

Ditën e hëne kanë dalë para gjykatës ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vendimin.Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet e mbrojtjes kanë...

Serbët akuzojnë Vuçiçin për tradhti kombëtare

Një grup aktivistësh politikë nga Kosova i kanë kërkuar Aleksandar Vuciçit të jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Serbisë për shkak të sic...

Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet vërtet? Ja disa nga skenarët

Donald Trump pretendon se të martën do të arrestohet i akuzuar për pagesën e jashtëligjshme të 130 mijë dollarëve te një aktore e filmave...

“Do arrestohem të martën”/ Gazetarja nga SHBA-ja sqaron deklaratën e Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pret të arrestohet të martën, bazuar në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit. “Bëhet fjalë...

Horoskopi

BOTA