Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova luajti më mirë sesa rezultati që pësoi.
Ai ka komentuar ndeshjen me Suedinë, që Kosova e humbi 3-0.
“Pa lojtarin e saj kryesor, tifozët në tribuna, Kosova sonte luajti shumë më mirë sesa rezultati që pësoi me Suedinë. Kjo na jep shpresë për ndeshjet e ardhshme teksa jemi veçse në fillim të kualifikimeve për ‘Botërorin 2022’”, ka shkruar Kurti në Instagram.