Kur Hitler-i i dhuroi Mbretit Zog një Mercedes për martesë…

Martesa e mbretit Zog me Geraldine-n në prill të vitit 1938 ishte një nga ngjarjet më të bujshme në prag të pushtimit italian të Shqipërisë. Dasma nisi më 29 prill, me një pritje që Mbreti Zog dhe bashkëshortja e tij dhanë për trupin diplomatik, të ftuarit dhe gazetarët e huaj që kishin mbërritur në Tiranë. Hotelet e paktë të Tiranës mezin arritën të strehonin të ftuarit e shumtë, të cilët vinin nga gjitha bota. Ngjarja u pasqyrua gjerë e gjatë në shtypin e huaj falë 79 fotografëve e gazetarëve të huaj që kishin ardhur në Tiranë. Vëmendjen kryesore e morën dhuratat që ju bënë çiftit mbretëror të sapo martuar. Hungaria dhuroi një pajton me dy kuaj lipizian, Franca një servis porcelani Sevre, Musolini disa vazo që dikur i përkisnin Napoleonit dhe Mbreti Viktor Emanuel III një statujë antike prej bronzi.

Dhurata që binte më shumë në sy ishte ajo e Kancelarit të Gjermanisë, Hitler-it, një “Mercedes” sportiv kabriole i kuq, Tipi C540 K me kompresor.

Kur Hitler-i i dhuroi Mbretit Zog një Mercedes për martesë...

Kjo makinë që ishte ndër më të shtrenjtat dhe të veçantat e kohës ishte krenaria e industrisë së automobilave gjermane. Sigurisht që në një rast të tillë duhej të dhurohej diçka e veçantë, më e mira, ajo që e dallonte zhvillimin industrial gjerman. Të njëjtën dhuratë Hitler-i i kishte bërë më parë edhe Mbretit Faruk të Egjiptit.

Më poshtë po botojmë letrën që Hitleri i dërgon Mbretit Zog për dërgimin e automobilit më 19 prill 1939 si edhe letrën falënderuese të Mbretit Zog dërguar Hitlerit më 9 maj 1938. Në fund të letrës Zogu shkruan: “Me gëzim të madh shfrytëzoj rastin që t’ju shpreh edhe unë urimet e mia më të përzemërta për shëndetin tuaj dhe për një të ardhme të bukur dhe madhështore të popullit dhe Rajhut gjerman, të cilin e kam shumë përzemër…” 

***

Fyhrer-i dhe kanzelari                          Berlin, më 19 prill 1938

Madhëria Juaj,

Jam i nderuar që, nëpërmjet Ministrit tim në Tiranë, t’ju dorëzoj dhuratën e martesës – për të cilën ju kam vënë në dijeni -, automobilin më të ri të fabrikës së Daimler-Benz-it, një Mercedes 8-cilindërsh, sportiv, kabriolet, Tipi C540 K me kompresor. I kam dhënë detyrë drejtorit të fabrikës. z. Jakob Werlin, që t’jua dorëzojë personalisht automobilin. Do të isha tepër i lumtur, nëse automobili do t’i pëlqejë Madhërisë suaj.

Shfrytëzoj rastin t’ju përcjell edhe njëherë urimet e mia më të përzemërta, Madhërisë suaj dhe familjes mbretërore…”.

Kur Hitler-i i dhuroi Mbretit Zog një Mercedes për martesë...

Letër e Hitler-it dërguar Zogut për dhuratën e martesës, Berlin 19 prill 1938.

Ndërsa Mbreti Zog më 9 maj 1938 u përgjigj:

“Ekselenca Juaj,

Ekselenca e tij, ministri gjerman dhe drejtori i fabrikes se Daimler-Benz-it, z. Jakob Werlin, më dorëzuan në emrin Tuaj Mercedesin e bukur sportiv cabriolet, që Ekselenca Juaj pati mirësinë të ma dhuronte me rastin e martesës sime. Është një nder i veçantë për mua Ekselenca Juaj, që t’ju transmetoj falënderimet e mia më të përzemërta për këtë dhuratë të mrekullueshme dhe njëkohësisht t’ju përgëzoj Ju, krijuesin e vërtetë të zhvillimit të ri gjerman, ndërkohë që ky automobil është një provë e qartë e arritjeve të industrisë gjermane të automobilave.

Fjalët dhe urimet e ngrohta që ekselenca Juaj kishte zgjedhur për mua dhe familjen time, më kanë prekur thellësisht.

Me gëzim të madh shfrytëzoj rastin që t’ju shpreh edhe unë urimet e mia më të përzemërta për shëndetin tuaj dhe për një të ardhme të bukur dhe madhështore të popullit dhe Rajhut gjerman, të cilin e kam shumë përzemër…” 

Kur Hitler-i i dhuroi Mbretit Zog një Mercedes për martesë...

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

leter e hitler it derguar zogut per dhuraten e marteses berlin 19 prill 1938

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË