Kriza ekonomike mbylli afro 20 mijë biznese – Ekonomistët: Problemet që i ka Kosova, 250 euro është e pamjaftueshme

Më shumë se 20 mijë biznese llogariten se janë mbyllur nga viti 2020 deri në 2021-ën, shkaku i pandemisë Covid-19, ndërsa më shumë se 15 mijë punëtorë mbetën pa punë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë për Ekonomia Online se rënie ekonomike në Kosovë ka shumë fajtorë, duke nisur nga politikat jo të favorshme për investime, burokracia, klima për investime dhe mungesa e promovimit për investime.

“Numri i mbyllur i bizneseve asnjëherë nuk dihet i saktë, për shkak se procedurat e mbylljes janë të rënda saqë njerëzit heqin dorë nga tentimi për të mbyllur bizneset në formë institucionale. Sipas statistikave tona viti 2021 është vit i rëndë por jo më i rëndë se 2020 ku na atë kohë u mbyllën mbi 20 mijë biznese, në kohë të vitit 2021 janë mbyll mbi 5 mijë biznese që kjo mbyllje disa janë mbyll zyrtarisht, disa kanë pushu aktivitetin duke prit dit më të mira, dhe disa e kanë lënë biznesin se ndoshta do të vije ndonjë investitor. Vitin e kaluar kanë mbetur pa punë mbi 15 mijë punëtorë”.

“Tregu i punës në Kosovë është duke kërkuar çdo ditë të profesioneve. Edhe pse kemi rreth 40 për qind të pa punë ka kërkesë të vazhdueshme për punëtorë profesional. Rritja ekonomike këtë vit do të jetë prapë plus, por do të jetë rënia më e madhe në historinë e pasluftës në krahasim me vitin 2021. Kjo rënie ekonomike ka shumë fajtorë, politikat jo të favorshme për investime, burokracia, klima për investime dhe mungesa e promovimit për investime, kriza globale që e ka prek edhe Kosovën. Kosova është vend i sigurte për investime, por ikja e disa investitorëve nga Kosova po e promovon të kundërt,  vitin e kaluar kemi pasur ikje të investitorëve nga Kosova e që kjo e ka dëmtuar imazhin e vendit”.

Shahini ka folur edhe për pagën minimale në Kosovë, me ç’rast jashtë saj mbetën veteranët e UÇK-së. Sipas statistikave të tyre, paga minimale do të duhej t’i kishte 180 milionë euro në qarkullim.

“Qeveria e vendit nuk ka bërë asgjë të rikthej imazhin përmes sjelljeve të reja të investitorëve të ri në vend, dhe kjo e ka bërë që vendi jon të varet nde nga investimet e jashtme. Paga minimale sipas statistikave të AKB-së do të duhej të kishte një buxhet rreth 180 milionë euro në qarkullim para, kjo duke përfshirë edhe veteranët, dhe Qeveria ka bërë një gabim të madh që i ka përjashtuar veteranët e që kanë qenë pjesë e pagës minimale, kurse me këtë projektligj tashmë janë vetëm sektori privat e që në shumicën e rasteve nuk ka qenë problem, problemi ka qenë tek ndërmarrjet mikro e që në Kosovë ka shumë”, ka thënë Shahini.

E njohësi i çështjeve ekonomike, Ismet Mulaj, ka thënë se me problemet e shumta që i ka Kosova paga minimale 250 euro është e pamjaftueshme për mbijetesë.

“Rritja globale ka bërë që një pjesë e bizneseve të i humbin tregjet të cilat i kanë pasur dhe si rezultat i humbjes së tregjeve dhe mos përcjelljes së politikave fiskale nga ana e Qeverisë së Kosovës një pjesë e bizneseve po mbyllen. Ka edhe biznese që po mbyllen në mungesë së fuqisë punëtore. Duhet të ketë disa ndërhyrje, të sanohet situata aktuale në Kosovë, të analizohen problemet një nga një të sektorëve të ndryshëm të bizneseve dhe në bazë të kësaj analize të nxirren rekomandimet. Politikat fiskale janë instrument që kishin me ndihmuar biznesin e Kosovës po ashtu edhe iniciativa, grante, mbështetje të ndryshme që kishin me qenë në interes të bizneseve”, ka thënë ai.

Rritja e pagës minimale sipas Mulajt do duhej të bëhet sipas një studimi, e që thotë se kjo nuk ka ndodhur. Dëm të madh bizneseve, thotë Mulaj, po iu bëhet edhe ikja e fuqisë punëtore, për të cilën thotë se më së shumti do të vërehet vitin e ardhshëm.

“Të analizohet shporta e konsumatorit, analiza aktuale e biznesit, inflacioni dhe mbi këtë bazë do të duhej të rritej paga minimale. Ne ende nuk kemi pa mbi cilën formulë, apo studim është rrit paga minimale. Bizneset 4 vitet e fundit kanë filluar të ballafaqohen me ikjen e fuqisë punëtore. Ky trend i madh i ikjes së fuqisë punëtore do t’i përball bizneset vitin e ardhshme. Nëse e shtojmë edhe liberalizimin e vizave Kosova do të ketë probleme shumë më të theksuara se sa vendet e rajonit, për shkak se BE është strehë e të rinjve”, tha ai.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË