Ka eskaluar debati mes deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe analistit që përkrahë hapur VV’në, Blerim Gashi.
E krejt kjo ndodhi pasi Gashi akuzoi Haxhiun se po i beson më shumë, presidentit serb Aleksandar Vuçiq sesa kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë në formë pyetje nëse e kishte kryeministër Vuçiqin apo Kurtin.
E për këtë Haxhiu kërkoi nga Gashi që të ketë kujdes se si flet me të.
“Ke kujdes kur të folsh me mua. Ke kujdes, shikomë në sy. Ki kujdes edhe një herë po ta them. Ki kujdes kur t’folsh me mua. Kujt i besoj unë. Ki kujdes. Shikom në sy”, ia ktheu Haxhiu.