Zhaklin Lekatari, gazetare dhe aktiviste, e ftuar në emisionin “Jeto me Orën” lidhur me temën e virgjërisë thotë se shoqëria shqiptare duhet të ndajë moralin nga seksualiteti.
Ajo pati dhe një apel për burrat shqiptarë që mos ta shohin moralin e familjes midis këmbëve të gruas.
“Shoqëria jonë duhet të kuptojë që morali dhe seksualiteti janë dy dimensione të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Këta burra duhet të kuptojnë se morali i shtëpive dhe familjeve shqiptare nuk gjendet midis këmbëve të gruas, por gjendet në mënyrën si sillemi, si angazhohemi, çfarë kontributi japim në këtë shoqëri, sa e pasurojmë këtë shoqëri. Nëse ju bëheni policë të moralit duke kontrolluar organet gjenitale të vajzave dhe grave të familjeve tuaja ju nuk jeni burra. Më vjen shumë keq. Kjo nuk është burrëri!” tha Zhaklin Lekatari.