<

Komisioni i Venecias gjen të meta serioze në Projektligjin për Byronë për Konfisikimin e Pasurisë, thirrje Qeverisë ta tërheq nga Kuvendi

Albert Krasniqi nga shoqëria civile, ka thënë se Komisioni i Venecias ka konstatuar të meta serioze në Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse do të miratohej ky projektligj, do të përbënte rrezik për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të garantuara me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e vendit.

Ai ka shtuar se Qeveria duhet ta tërheq menjëherë këtë projektligj nga Kuvendi, për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe se Ministria e Drejtësisë duhet të angazhojë ekspertët më të mirë, jo të atillë që mendjen e kanë tek “pitja”, e cilësinë e ligjeve e krahasojnë me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi.

Postimi i tij i plotë:

Komisioni i Venecias ka konstatuar të meta serioze në Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilat i kishim ngritur me kohë.

Në raportin e publikuar bëhet thirrje që të rishqyrtohet në tërësi nevoja për themelimin e këtij organi. Vihen dyshime që më shumë do të ndërlikonte të gjithë sistemin, sesa që do të mundësonte luftimin efektiv të korrupsionit.

Nëse do të miratohej ky projektligj, do të përbënte rrezik për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të garantuara me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e vendit.

Byroja nuk do të kishte as pavarësi në punën e saj dhe do të ishte tejet e ekspozuar ndaj ndikimeve të politikës. Me fjalë të tjera, do të ishte një mekanizëm i rrezikshëm në duart e partive në pushtet për të shantazhuar dhe linçuar kundërshtarët politik.

Qeveria duhet ta tërheq menjëherë këtë projektligj nga Kuvendi, për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ministria e Drejtësisë duhet të angazhojë ekspertët më të mirë, jo të atillë që mendjen e kanë tek “pitja”, e cilësinë e ligjeve e krahasojnë me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi.

Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të keqpërdoret për qëllime të ulëta politike.

Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë qëllim në vete!

Fotot/ E frikshme, Marina amerikane publikon aksidentalisht dokumente top-sekret ku flitet për…

Marina amerikane ka publikuar aksidentalisht disa dokumente top-sekret, ku flitet për kontaktin me UFO-t. Dokumentet zbulojnë takime me dronë të panjohur që fluturojnë mbi gjashtë...

Pse shtimi i prodhimit nuk do ta parandalojë rritjen e çmimit të naftës?

Vendet që “varen” shumë prej karburanteve presin me padurim takimin e kësaj jave të kartelit të OPEC-ut, i cili do të vendos nëse do...

Johnson: Nëse Putin do të ishte femër, s’do të kishte luftë në Ukrainë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se lufta në Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse Vladimir Putin do të ishte grua. Ai sugjeroi...

Shqiptari vret turkun në Gjermani, autoritetet vendosin çmimin e lartë për “kokën” e të riut

Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës në Kiel. Sipas mediave gjermane Fisnik Hoxha ka qëlluar disa...

“Nëse vendet nordike…”/ Analiza e “REL”: Çfarë duhet të presim nga samiti kyç i NATO-s! Mund të ketë veto turke nga Erdogan

Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Madrid më 28-30 qershor për një nga takimet me të shumëpritura që aleanca ushtarake ka mbajtur kohët...

RAJONI

All

Shumë e rëndë/ I mbuluar me beton, gjendet trupi i një gruaje 38-vjeçare në bodrumin e banesës

Në bodrumin e shtëpisë u gjet trupi i pajetë i një 38-vjeçareje në Serbi, policia e gjeti gruan të mbuluar me beton. Shtëpia gjendet...

Ballkani, “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, ja “Dora e Zezë” serbe që nisi Luftën e Parë Botërore

Ballkani është një “fuçi baruti” e Evropës, duke i kthyer sytë nga historitë që ka kaluar. Kanë kaluar 107 vjet nga atentati në Sarajevë....

Serbia, pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore”, ja si po përpiqet Moska të helmojë Vuçiqin dhe pse NATO do të përfshihet...

Erërat e luftës po kërcënojnë gjithnjë e më shumë në Serbi, në zemrën pro Putinit të Ballkanit dhe rrjedhimisht të Evropës. Ndërsa në Ukrainë, Bashkimi...

Vuçiç “humb shpresat”: Ja pse Serbia nuk do të hyjë në Bashkimit Evropian për 7 vitet e ardhshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka humbur shpresat se Beogradi do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se rruga e...

Profesori amerikan në studio televizive serbe: Pavarësia e Kosovës, realitet për Serbinë

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor, e cilësoi si “sukses të madh” dështimin e samitit BE-Ballkani...

Ngjarje horror në Greqi/ Të lidhur me litar brenda në makinë, nënë e bir gjenden në fund të detit

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme në Selanik, ku nënë e bir janë gjetur pa jetë brenda makinës së tyre të...

VIDEO/ Kaos në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut : Arbër Ademi rrah deputetin

Një skenë dhune dhe fyerje është regjistruar në Parlamentin  Maqedonisë së Veriut, teksa Arbër Ademi ish ministër i arsimit është shfaqur shumë agresiv sot...

rubrika rozË

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES