Kapet gjarpri më i madh në shtet, në bark i gjejnë 122 vezë

Vakti i saj i fundit ishte një drer me bisht të bardhë dhe ajo ishte rrugës për të takuar një gjarpër mashkull, kur pitoni më i madh i gjetur ndonjëherë në Florida u vra. Me peshë 98 kg dhe gati 5 metra e gjatë, pitoni femër birmanez u kap pasi studiuesit përdorën si “karrem” një mashkull për ta gjetur.

Ajo u përlesh me biologët për 20 minuta para se të ngordhte. Siç shkruan BBC, pitonët janë shndërruar në problem në Florida për shkak se nuk kanë konkurrencë nga grabitqarë të tjerë.

Këta lloj gjarpërinjsh prej kohësh tashmë po gjenden periodikisht në këtë shtet, që kur pronarë të papërgjegjshëm që i mbanin si kafshë shtëpiake, vite më parë nisën t’i lëshonin në natyrë apo i lejonin që të largoheshin. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të lulëzojnë në klimën subtropikale të Floridas.

Sipas biologut Ian Bartoszek, femra birmaneze po lëvizte nëpër pyllin e Everglades kur biologët, duke përdorur një piton mashkull të quajtur Dionisus, të pajisur me një transmetues radio, e gjetën.

Ai u ndal në një vend në pjesën perëndimore të pyllit. “Ne e dinim që ishte atje dhe ekipi e gjeti atë me femrën më të madhe që kemi parë deri më tani”, tha Bartoszek. Ekspertët zbuluan po ashtu se ajo ishte shtatzënë me 122 vezë. Ajo besohet se ishte mbi 20 vjeçe.

Studiuesit po i gjuajnë pitonët në Florida prej më shumë se 10 vitesh, në përpjekje për të mbrojtur speciet vendase në ekosistemin e rajonit. Që nga themelimi në vitin 2013, programi i pitonëve për Ruajtjen e Floridës Jugperëndimore ka hequr mbi 1000 pitonë nga kjo zonë.

Florida gjithashtu mban një konkurs vjetor, duke kërkuar nga publiku ndihmë për gjuetinë e pitonëve. “Python Challenge” zgjat nga data 5 deri më 14 gusht dhe tërheq rreth 600 pjesëmarrës nga 25 shtete të ndryshme.

Çmimet përfshijnë 2500 dollarë për shumicën e gjarpërinjve të kapur dhe 1500 dollarë për gjarprin më të gjatë të kapur. Fituesi i vitit të kaluar kapi 223 pitonë, ndërsa gjarpri më i gjatë ishte 15 metra i gjatë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË