Federata Skitare e Kosovës – FSK, ka arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, e cila Tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.

24-vjeçarja është kampione bote me Austrinë në ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Marrëveshja mes drejtuesve të FSK-së, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Ljubljanë të Sllovenisë.
Urojmë suksese Sorschagut në fanellën e Kosovës.


