Juventusi i ka vendosur “shkelmin” krizës, teksa është rikthyer te fitorja në kampionat pas plot katër javësh, duke mposhtur Bolonjën, me rezultatin e pastër 3-0.
Kjo ishte fitorja e 3-të në 8 javë për skuadrën e Alegrit, që po kalonte një moment të vështirë, ndërkohë që fal këtij triumfi është ngjitur në kuotën e 13 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 7-të.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, falë golit të Kostiç (24′), ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, juventinët, shënuan edhe dy herë të tjera me sulmuesit Vlahoviç dhe Milik në minutat 59 dhe 62, duke vulosur këtë duel.
Sfidën e radhës Juventusi do e luajë në transfertë ndaj Milanit, ndërkohë që Bolonja pret Sampdorian në shtëpi