“Jom betu që kom me t’vra që po kan qështu palidhje”/ Me thikë në dorë, 30-vjeçari kërcënon gruan e tij

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Ato shpesh përballen edhe me kërcënime serioze, të cilat detyrohen t’i raportojnë në Polici.

E një rast i tillë ka ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj, për të cilin ka thënë se vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Siç mësohet, gjithçka ka ndodhur të dielën në banesën e çiftit, kur 30-vjeçari e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 26-vjeçare, duke e goditur me grushte e shuplaka në fytyrë.

Për të ikur nga dhuna, 26-vjeçarja kishte tentuar që të largohet nga banesa, por aty u përball me bashkëshortin i cili me thikë në dorë iu drejtua me fjalët “jom betu që kom me t’vra që po kan qështu palidhje”.

Duke e parë rrezikun që po i kanosej, gruaja vendosi që të kërkojë ndihmën e Policisë, të cilët menjëherë janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arrestuar personin e dyshuar.

Pas intervistimit në stacion policor, me vendim të prokurorit 30-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Ndërkohë 26-vjeçarja është pajisur me urdhër mbrojtës dhe ka vendosur që bashkë me fëmijën 4-vjeçar të cilin e ka nga martesa më të dyshuarin, të shkojë dhe të jetojë në shtëpinë e prindërve të saj.

Kujtojmë që shumë raste të dhunës në familje kanë përfunduar me fatalitet për gratë të cilat nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur institucionale./Sinjali

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË