Horoskopi ditor e Marte 14 Mars 2023

DASHI
Gjatë kësaj dite do tregoheni shumë të kujdesshëm sidomos për çështjet private dhe ato profesionale. Me diplomaci do arrini të merrni atë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje jeta juaj do stabilizohet ndjeshëm. Komunikimi do rivendoset dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër nga më parë.

Edhe ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë brenda pak orësh. Ka mundësi që një mik t’iu ndihmojë për të gjetur personin e duhur. Në punë do jeni luftarakë dhe keni për të pasur rezultate më të larta nga sa e keni imagjinuar ndonjëherë. Shpenzimet kufizojini sa më shumë që të mundeni sepse do keni probleme të mëdha nëse nuk e bëni këtë.

DEMI
Do jeni shumë spontane gjatë kësaj dite dhe do e bëni çdo gjë ashtu si e ndieni. Asnjë turbullirë e ambienteve ku do ndodheni nuk do mundet dot t’iu marrë me vete. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të veçanta. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Nëse jeni beqarë mund të keni dashuri me shikim të parë dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak minutash. Bëjini sytë katër gjithë kohës. Në punë do përqendroheni mjaft dhe nuk do bëni aspak gabime. Sipas Horoskopit.vip, në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe pse në fakt gjendja do jetë e kënaqshme.

BINJAKËT
Do jeni më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe nga ana tjetër do dini t’i shprehni edhe emocionet. Ju të dashuruarit do jeni më të qartë në mendime dhe marrëdhënia me partnerin ka për të marre kthesën e duhur. Do ndani çdo ndjenjë e mendim me të dhe kjo do ju afrojë akoma më tepër. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do i shmangin dot dashuritë me shikim të parë. Në punë gjërat nuk do ecin keq, por nëse jeni artistë frymëzimi ka për të arritur kulmin. Do ndiheni me të vërtetë mjaft mirë dhe të bindur se mund të arrini shumë më lart. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse do ju dalin probleme shumë serioze.

GAFORRJA
Gjatë kësaj dite do jeni më të gatshëm për të diskutuar e për ta ulur kokën. Do i pranoni gabimet dhe do mendoni si t’i ndreqni ato. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit marrëdhënia juaj ka qenë e vështirë, sot gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin.
Ju beqarët më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë, jo vetëm do dini të analizoni çdo gjë me kujdes, por do arrini edhe t’i bindni të tjerët për ato që do mendoni. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.

LUANI
Gjatë kësaj dite dëgjojini këshillat e të tjerëve, por në fund veproni vetë ashtu si do mendoni. Për ju të dashuruarit zemra do flasë dhe mendja do heshtë. Do përjetoni emocione shumë të forta në çdo moment. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve tuaj nëse nuk doni të bëni gabime. Ata do duan vetëm të mirën tuaj. Në punë situata ka për të qenë e ndërlikuar në disa momente kështu që merrni masa dhe mos u nxitoni të hidhni hapa për të cilat mund të pendoheni rëndë. Të ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u stabilizuar, por ju duhet të tregoheni ende të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj dite do jeni më guximtarë dhe më të sigurt për të hedhur hapat që keni menduar. Ju të dashuruarit do jeni edhe më të logjikshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do dashuroheni pas disa personave të thjeshte dhe mjaft interesantë me të cilët do filloni lidhje të qëndrueshme. Në punë do mbështeteni fort nga Dielli dhe do ecni para me çdo projekt që keni nisur. Do dini t’i argumentoni zgjidhjet dhe do ndiheni më të bindur për gjithçka. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të kryeni shpenzime.

PESHORJA
Merrini gjërat sa më shtruar gjatë kësaj dite, por mos hezitoni të hidhni hapat që mendoni. Idetë shprehini dhe më pas shihni si do reagojnë të tjerët. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme. Çdo gjë mes jush ka për të mbetur e njëjtë dhe emocionet nuk do jenë shumë të forta. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni, por duhet t’i njihni më mirë disa persona para se të hidhni hapa. Në punë duhet të ndryshoni pak orientim sepse në rrugën që keni ndjekur deri më tani gjërat nuk do ju ecin si duhet. Gjithsesi rreziqe të mëdha mos merrni. Sipas Horoskopit.vip, buxheti nuk do jetë shumë i mirë. Çdo shpenzim i pamenduar mund t’iu çojë në rrënim të plotë.

AKREPI
Nuk do tregoheni shumë të dashur gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Për ju të dashuruarit do jetë ditë paksa e ndërlikuar dhe disi e vështirë. Nuk do mungojnë as disa debate të vogla në momente të caktuara. Ju beqarët do afroheni me një person, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do i filloni gjërat mirë, por disa mendime kolegësh ka rrezik t’iu shpërqendrojnë dhe t’iu bëjnë të dyshoni me gjithçka. Në planin financiar fati do vazhdojë të jetë në anën tuaj dhe gjendja do mbetet e mirë. Mund ta bëni pa frikë ndonjë investim më shumë sesa zakonisht.

SHIGJETARI
Me planetët në krah sot nuk do ju mungojë as vendosmëria dhe as këmbëngulja për t’ia dalë mbanë. Do jeni të zotët e vetes. Për ju që keni një lidhje, duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta sentimentale, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë. Silluni mirë me partnerin dhe mos mendoni vetëm për të mirën e vetes. Ju beqarët duhet të përfitoni sa të mundni nga liria që keni sepse mundësitë që do iu jepen do jenë fantastike. Në punë do jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa të reja, por pa penguar dhe pa dalë kundër kolegëve. Duke i mbajtur marrëdhëniet të mira me ta do keni më shumë mbështetje. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të kujdesshëm.

BRICJAPI
Lërini më shumë emocionet t’iu drejtojnë gjatë kësaj dite dhe mos u ndieni në siklet për të shprehur ndjenjat. Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të largoheni nga rutina e përditshme dhe po mundët largohuni edhe nga qyteti juaj për pak ditë. Keni për t’u ndier më mirë dhe do i harroni problemet që keni pasur. Ju beqarët do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do tentoni të joshni aspak. Në punë do ju shoqërojë gjithë kohës entuziazmi dhe do përparoni goxha. Bëni vetëm pak kujdes nga disa ziliqarë që mund të mundohen t’iu prishin planet. Në planin financiar do keni një dite me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet tej mase.

UJORI
Nën ndikimin e madh të Diellit dhe Neptunit, gjatë kësaj dite do jeni më të ndjeshëm dhe do i përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet interesante. Do qeshni dhe do lumturoheni në çdo çast, pak rëndësi ka sesi do rrjedhin ngjarjet. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të bukur dhe plot takime me vlerë. Mundet të gjeni edhe personin me të cilin do filloni një lidhje afatgjatë. Në punë nuk do dini të thoni jo dhe do pranoni çdo lloj propozimi që do iu bëhet. Do ua vini veshin edhe kolegëve dhe nuk keni për të bërë gabime. Financat nuk do i lini asnjë moment pas dore, përkundrazi do i menaxhoni me përpikëri.

PESHQIT
Ka rrezik të besoni lehtësisht tek të tjerët gjatë kësaj dite dhe mundet të zhgënjeheni. Më mirë mos u nxitini dhe mbajini larg personat dashakeqë. Nëse keni një lidhje mundohuni ta joshni, ta dashuroni dhe ta surprizoni sa të mundni partnerin tuaj. Vetëm kështu lidhja juaj do bëhet fantastike e plot hare. Ju beqarët ka mundësi të ndihmoheni nga Mërkuri dhe do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Shumë gjëra do jenë ndryshe për ju. Në punë do keni shumë ambicie për të ardhmen, por duhet të filloni seriozisht të ndërtoni terrenin. Mos prisni që nesër çdo gjë të ndryshojë si me magji. Në planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën nëse nuk doni të keni probleme serioze

Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet vërtet? Ja disa nga skenarët

Donald Trump pretendon se të martën do të arrestohet i akuzuar për pagesën e jashtëligjshme të 130 mijë dollarëve te një aktore e filmave...

“Do arrestohem të martën”/ Gazetarja nga SHBA-ja sqaron deklaratën e Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pret të arrestohet të martën, bazuar në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit. “Bëhet fjalë...

Pas BE dhe SHBA, Britania e Madhe ndalon TikTok-un

Pas Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë edhe Britania e Madhe urdhëron heqjen e aplikacioneve të Tik Tok nga telefonët smart të punonjësve...

Në Kinë bie shi me krimba, në Australi me peshq, shenjë e Apokalipsit apo ngjarje natyrale?

Rrjetet sociale janë aq të përdorura dhe mbajnë një sasi aq të madhe informacioni saqë shpesh herë është e vështirë të kuptosh të vërtetën...

Falimentimi i dy bankave në SHBA, vjen reagimi presidentit Joe Biden dhe bën thirrjen e fortë për qytetarët amerikanë

Presidenti Joe Biden tha të hënën se sistemi financiar amerikan është i sigurt, në një përpjekje për të injektuar besim, pas falimentimit të beftë...

RAJONI

All

Serbët akuzojnë Vuçiçin për tradhti kombëtare

Një grup aktivistësh politikë nga Kosova i kanë kërkuar Aleksandar Vuciçit të jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Serbisë për shkak të sic...

Takimi Kurti-Vuçiç/ Çfarë do të ndodhë sot me marrëveshjen bazë të BE-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen pasditen e së hënës në Bruksel, në kuadër të dialogut...

Vuçiq për Kurtin: Ai në Bruksel do të flasë për Demaçin dhe Millosheviqin, unë për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel, tha sonte se...

SHBA: Nuk ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes...

Bieber ‘çmonton’ strategjitë e Vuçiqit: E pranoi propozimin franko-gjerman me shpresën që Kosova e refuzon

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit të Grazit, Florian Bieber ka thënë se ndërkombëtarët ende shohin potencial që presidenti...

Këto janë pagat mesatare në Kosovë, Shqipëri, Bosnje e Mal të Zi

Në tri vitet e fundit, pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Kosovë e Shqipëri, duke...

Biserko: Vizita e Chollet solli një ofertë në tavolinë për Kosovën dhe Serbinë, ajo duhet pranuar

Presidentja e Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka thënë se ka një ofertë në tryezë edhe për Kosovën edhe...

rubrika rozË

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES