Haradinaj: Plani franko-gjerman është amerikan, e kam parë, aty është njohja

Plani franko-gjerman është amerikan, dhe kjo është marrëveshja finale me Serbinë, aty është njohja e Kosovës. Kështu ka deklaruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas lideri të AAK-së, dokumenti i cili është ofruar për marrëveshje, e ka njohjen e Kosovës në mënyrë eksplicite në përmbajtje. Ai tha se marrëveshja pritet të nënshkruhet këtë vit, derisa planin franko-gjerman është final dhe se nuk ka marrëveshje tjetër.

“Materiet që i ka Kosova dhe Serbia janë për normalizimin e plotë. Marrëveshja mund të mos quhet marrëveshje për njohje, mund të quhet marrëveshje për normalizim, por në përmbajtje e ka njohjen”, ka deklaruar Haradinaj, sipas të cilit, kjo është mënyra eksplicite e marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Kjo, sipas tij, është krejtësisht e pastruar dhe se nuk ka asnjë ndërhyrje në këtë.

“Kjo është marrëveshja finale, nuk do të ketë marrëveshje tjetër, nuk të ketë më negociata në mes të Kosovës dhe Serbisë për asgjë tjetër… kjo është finalja”, tha Haradinaj në RTK.

I pyetur nëse është optimist se këtë vit do të arrihet marrëveshja, Haradinaj tha se mundësitë janë . “Unë nuk nënshkruaj, nënshkruan Kurti. Në këtë rast unë do t’ia jepja përkrahjen në rast se merr obligimet bazuar në materien e kësaj marrëveshje”, tha ai.

Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, foli edhe për targat. Ai foli edhe rreth deklarimit të kryeministrit Kurtit se nuk ka kthim mbrapa sa i përket vendimit për targat e automjeteve.

“Mendoj se kërkesa e zotit Escobar, por edhe e QUINTi-it është që të kihet kujdes dhe të planifikohet mirë edhe kohëzgjatja e implementimit në mënyrë që mos të ketë tensione dhe incidente…që mund të shfrytëzoheshin ose prej palës serbe ose prej palëve tjera për të fajësuar Kosovën”, tha ai.

Haradinaj tha se çfarëdo përkeqësimi i situatës të rendit ligjorë dhe të sigurisë në cilëndo pjesë të Kosovës nuk i shkojnë përshtati Republikës dhe agjendës së saj.

“Ne i kemi disa tema që janë mjaft serioze. Në pritje kemi edhe situatën e liberalizimit të vizave, pra një proces për të cilin ne duhet të çojmë vetëm lajme të mira të një qetësie e rendi publik funksional, e njëkohësisht i vetmi që përfiton nga këto gabime është Vuçiq”, deklaroi lideri i AAK-së.

Ai tha se liberalizimi i vizave ka lidhje edhe me dialogun.“Kësaj here shihet se është shumë e ndërlidhur. Nga mënyra se si do të sillemi në dialog, ata do të sillen ndaj nesh. Kushtëzimin e tillë e kanë bërë për të na mbajt nën kontroll deri në përmbyllje të dialogut”, u shpreh Haradinaj.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË