
Ditën e hëne kanë dalë para gjykatës ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vendimin.
Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet e mbrojtjes kanë kërkuar që të reduktohet koha e përcaktimit të grumbullimit të provave materiale dhe pyetjet e dëshmitarëve pasi koha e nisjes së gjykimit po afron.
Tan Brahimi rikthehet në ‘Portokalli’ por jo si aktor. Zbardhet vendimi i ish banorit të ‘Big Brother Vip’
Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, është caktuar për 3 prill. Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Të akuzuarit po e ndjekin konferencën statusore përmes video-lidhjes.
Sipas gjykatësit, nëse i referohen përllogaritjeve të paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, atëherë i bie që do të duhen 6.5 vjet që ZPS-ja të paraqesë provat dhe të marrë në pyetje dëshmitarët, dhe kjo sipas gjykatësit “është e tepërt”.
Tragjike/ Aksidenti i tmerrshëm i mori jetën efektivit të policisë në Fier, bie në pranga shoferi 27- vjeçar
Vetëm për 12 dëshmitarët e parë, nëse ZPS vepron sipas përllogaritjeve të paraqitura, gjykatësi tha se do të duhet deri në janar të vitit të kaluar të përfundojnë marrjet në pyetje.
Gjykatësi tha se ZPS ka paraqitur 312 dëshmitarë, që i bie 46 dëshmitarë në vit dhe për ta duhen 6.5 vjet për të përfunduar procedurat.
Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se po punon në rishikimin e kohës e paraparë, përfshirë edhe largimin e disa dëshmitarëve.
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së tha po ashtu se po koordinohet që nëse dëshmitarët e prokurorisë i referohen vetëm një prej të akuzuarve, ekipet e tjera të mbrojtjes nuk do ta marrin në pyetje.
Ekipi mbrojtës i Thaçit tha po ashtu se vlerësimet kohore të paraqitura për dëshmitarët e mbrojtjes mund të reduktohen, pasi përllogaritjet kohore të paraqitura janë përllogaritjet maksimale.