Gjithçka që mendoni se dini mbi CIA-n është e gabuar

SHKRUAR NGA: DAVID MCCLOSKEY

Ne jemi të mbushur me histori spiunësh. “No Time to Die”, ishte filmi i fundit i Xhejms Bond, që nisi të shfaqet në kinematë e mbarë botës javën e kaluar, si pjesa e 25-të e kësaj sage. Unë jam një konsumator i madh i historive të spiunazhit. Madje kam shkruar vetë një roman spiunazhi.

Gjithashtu jam një ish-analist i CIA-s. Dhe nëse thrillerët e Hollivudit apo librat me spiunë, janë burimi juaj kryesor mbi selinë e agjencisë së famshme në Lengli, atëherë shanset janë që gjithçka që mendoni se dini mbi CIA-n të jetë e gabuar.

Në shumicën e filmave të Hollivudit, spiunët super-heronj të CIA-s vrasin shumë njerëz, shpërthejnë objekte dhe veprojnë shpesh pa vendime zyrtare, ndoshta në territorin amerikan. Në përshkrimet e tjera, CIA përshkruhet si moralisht e falimentuar dhe joefektive, ndërsa oficerët e saj si gënjeshtarë, cinikë dhe agresivë.

Unë nuk shoh ndonjë gjë të keqe me filmat e Hollivudit, pasi në çdo rast shumica e tyre nuk janë duke u përpjekur të jenë të vërtetë në raport me CIA-n. Pjesa më e madhe e tyre është shumë argëtuese. Madje disa prej tyre mund të përfaqësojnë deri diku një grimcë e të vërtetës.

Por asnjëra prej tyre nuk hedh dritë mbi atë se si është në të vërtetë të punosh brenda CIA-s.

Për ta kuptuar këtë të fundit, mendojeni atë si një organizatë unike bipolare. Puna e përditshme e CIA-s është më e zakonshme (dhe shumë më e çuditshme) se thuajse e çdo lloj biznesi.

Por ajo është njëherazi shumë e kualifikuar dhe e jashtëzakonshme. Një aspekt i zakonshmërisë: agjencia është një organ i madh burokratik, i rrethuar nga shumë probleme të njëjta me kompanitë e “Fortune 500”. Pjesa më e madhe e punës së kreut të zyrës së CIA diku përfshin shkëmbimin e kabllogramëve me selinë qendrore Lengli, një mënyrë elegante për të thënë se si shumë menaxherë të nivelit të mesëm dhe të lartë, dërgojnë shumë e-maile.

Oficerët në terren e thërrasin “Kaçavida 10.000 milje e gjatë” selinë qendrore për shkak të aftësisë së saj për të rregulluar problemet në zyrat e agjencisë në gjithë botën. Ndërkohë ka disa procedura shumë të rrepta për paraqitjen e shpenzimeve dhe prenotimin e udhëtimeve.

Për shembull, fluturimet duhet të jenë mbi 13 orë në kohëzgjatje (pa përfshirë pushimet) për t’u kualifikuar për çmimet e klasit biznes. Por ka edhe shumë çudira të tjera. Kështu disa nga zyrat e përkohshme të Lenglit janë të infektuara me minj. Dhe oficerët rivalizojnë fort njëri-tjetrin për të gjetur parkim, për të shkurtuar rrugëtimin nëpër parkingun e madh të stilit “Disleyland” që ka Lengli.

CIA organizon çdo vit “Ditën e Familjes”, në të cilën punonjësit mund të marrin me vete disa të afërm. Zyrat dhe departamentet e agjencisë ngrenë disa stenda dhe organizojnë aktivitete argëtuese. Në stendën e drejtuar nga Zyra e Sigurisë, motra ime adoleshente dështoi në mënyrë spektakolare në testin e saj të parë dhe të vetëm të poligrafit (testin e së vërtetës).

Në selinë qendrore ekziston një dyqan dhuratash që shet logon e agjencisë, e cila gjendet në objekte të ndryshme si gotat e birrës, topat e golfit etj. Fakti që agjencia nuk është vetëm një organizatë e madhe, por edhe shumë e fshehtë qeveritare, do të thotë se oficerët e CIA-s i nënshtrohen rregullave të tjera të çuditshme.

Futja e alkoolit në godinë kërkon leje të posaçme (konfiskimet nuk janë të rralla). Për shkak se dollarët e taksapaguesve nuk mund të përdoren për të financuar festimet, festat me rastin e pushimeve në CIA i ngjajnë atyre të zhvilluara në ambientet familjare, ku janë kryesisht vullnetarët që gatuajnë ose blejnë ushqimin.

Brenda selisë, punonjësit e mirëmbajtjes menaxhohen nga kompanitë kontraktore, uniforma e të cilëve përfshin një kostum jeshil. Por nëse burokracia është e zakonshme dhe rregullat të çuditshme, operacionet e CIA-s janë shumë të rrezikshme.

Nuk ka vërtet spiunë super-heronj si ata të Hollivudit, por CIA merret me misionet më të rrezikshme dhe shpeshherë vdekjeprurëse. Ata bindin agjentët e huaj që të tradhtojnë vendet e tyre, shkatërrojnë rrjetet terroriste, dhe u sigurojnë politikë-bërësve amerikanë informacionet mbi të cilat bazohet politika e jashtme amerikane.

Unë di shumë mbi operacionet teknike dhe njerëzore, që depërtuan në celulat terroriste në Lindjen e Mesme, duke parandaluar sulmet e tyre. Unë kam parë pamjet me dron të disa prej objekteve më të çmuara – dhe të fshehta – të kundërshtarëve tanë nga dhomat pa dritare në Lengli.

Unë kam dijeni mbi operacionet në të cilat oficerët e CIA-s hynë të maskuar në territoret e vendeve armike, për të zbuluar vende të mundshme ku agjentët mund të marrin dokumente shumë të rëndësishme. Unë di rastet e qeseve me para që u jepen agjentëve pas lirimit të tyre nga burgu, me mesazhin se CIA i mban premtimet e saj.

Unë njoh agjentë të arrestuar dhe vrarë pasi qeveritë e tyre zbuluan se ata i kishin dhënë CIA-s sekrete të rëndësishme. Unë di se oficerëve të agjencisë iu kërkua të shpërndaheshin në Afganistan dhe pika të tjera të nxehta për periudha 1-vjeçare, duke vënë nën një presion të jashtëzakonshme martesat dhe familjet e tyre.

I them që të gjitha këto, jo për të përshkruar mangësitë e vërteta të CIA-s, por për të ofruar disa shembuj që tregojnë se ndërsa shumica e punëve të korporatave kanë analogji diku tjetër, në rastin e CIA-s kjo nuk vlen. Realiteti i çuditshëm është se, për një organizatë të fshehtë që merret me mashtrim, kodi moral i zhvilluar për të arritur këtë mision ka të bëjë me të vërtetën. Kjo nuk do të thotë që CIA i përmbahet gjithmonë këtij kodi – historia e agjencisë ka pjesën e saj të dështimeve morale – por e vërteta është standardi i saj.

Analistët krenohen me të“duke i thënë të vërtetën pushtetit” dhe inkurajohen që në ditët e para të punës që të jenë të kujdesshëm ndaj kujtdo që përpiqet të shtrembërojë realitetin. Drejtorët e sapoemëruar të CIA-s, shumica e të cilëve mbërrijnë nga jashtë Lenglit shpesh tronditen kur shohin se si analistët e rinj korrigjojnë eprorët e tyre apo edhe drejtorin në njoftimet që përgatiten për kreun e shtetit.

Oficerët e çështjeve të CIA-s – të akuzuar për zbulimin, zhvillimin dhe rekrutimin e agjentëve – portretizohen shpesh në media si gënjeshtarë profesionistë. Por natyra e punës së tyre kërkon pikërisht të kundërtën. Ata duhet të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur. Lengli duhet t’u besojë atyre. Dhe është ndershmëria ajo që e jep këtë besim.

Oficerëve të CIA-s u mësohet që në fillim se gënjeshtra ndaj Lenglit, është mëkati më i madh nga të gjithë mëkatet. CIA mund të tolerojë të gjitha llojet e gabimeve, por jo mashtrimin.

Prandaj herën tjetër kur të shihni filma me spiunë, mos harroni se në anën tjetër, oficerët e CIA-s luftojnë me të zakonshmen, dhe janë të angazhuar në një lojë serioze, me rreziqe të mëdha për të përmbushur misionin e tyre: zbulimin dhe thënien e së vërtetës./ CNN

Selia qendrore e CIA-s në Lengli, Virxhinia

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË