
Është gjetur i plagosur, i dyshuari për plagosjen e dy grave gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë.
Emergjenca e Fushë-Kosovës ka konfirmuar për Klan Kosova se i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në Fushë-Kosovë është gjetur i plagosur në një arë të kësaj komune.
Ata kanë thënë se i dyshuari, ka pasur dy plagë nën brinjë dhe ka qenë me shenja jete, ndërsa e kanë transportuar për në Emergjencën e QKUK-së.
Sipas dëshmitarëve i moshuari ka dashur të vrasë gruan e moshës mbi 60 vjeçare, dhe në atë moment vajza e moshës mbi 40-vjeçare ka reaguar duke u munduar ta shpëtojë nënën e saj dhe me këtë rast është plagosur dhe ajo në duar.
Dëshmitarët thanë për Reporteri.net se viktimat dhe dorasi kanë lidhje familjare, por ky informacion nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Sipas raportimeve motivi i plagosjes dyshohet të ketë qenë për çështje pronësore.