Bota e futbollit është në zi pasi u nda nga jeta një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori. Pele mbylli sytë në moshën 82-vjeçari pasi prej dy vitesh vuante nga kanceri dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar muajit e fundit. Në Brazil janë shpallur 3 ditë zie kombëtari teksa “Mbreti i futbollit” po nderohet nga gjithë bota ashtu si e meritojnë mbretërit.
Teksa të gjithë e dinë kontributin e 3 herë fituesit të “Kupës së Botës”, kontributi i tij jashtë fushës së blertë ka qenë po aq i madh. Vdekja e tij ka kthyer në vëmendje një prej episodeve më të panjohura të karrierës së Pele: kur, më 4 shkurt 1969, ai arriti një ‘armëpushim’ të çastit në Luftën Civile në Nigeri.
Lufta e Biafranit u zhvillua nga 5 korriku 1967-13 janari 1970 dhe shkaktoi rreth një milion viktima. Në mes të kësaj klime lufte, skuadra ku luante Pele, Santos, zbarkoi në qytetin e Beninit për t’u përballur me një përfaqësuese nga Shteti Qendror Perëndimor.
Ja si e kujton këtë moment argjentinasi Ramos Delgado, ish-bashkëlojtar me ‘O Rei’: “Fuqia e Peles ishte e pabesueshme. Më kujtohet kur shkuam në Nigeri dhe ai vend ishte në luftë. Dhe djemtë e ndaluan luftën një ditë, që Santos të luante!”
Ndërsa revista amerikane “Time” e përshkruan këtë episod: “Si qeveria dhe Republika e pavarur e Biafras, pranuan një armëpushim për të lejuar ekipin e Santosit, të luante dy ndeshje miqësore kundër ekipeve lokale. Për 72 orë, futbolli ishte më i rëndësishëm se lufta.”
Pele po ashtu ka folur vetë për këtë. “Kam mësuar herët, nga babai im Dondinho, se futbolli duhet të jetë një instrument për të mire… E aplikova në jetën time, duke përdorur talenti im për të promovuar dashurinë dhe paqen. Gjithmonë jam përpjekur ta përcjell atë mesazh. Një nga krenaritë e mia të mëdha është ndalimi i një lufte në Nigeri, në vitin 1969, në një nga turnet e shumta që Santos bëri nëpër botë. Ne patëm një takim miqësor në Benin City, i cili ishte në mes të një lufte civile. Vetëm Santos ishte aq i dashur, sa palët ranë dakord për një ‘armëpushim’ në ditën e ndeshjes. Që atëherë, kjo ngjarje është kujtuar si ‘Dita kur Santos ndaloi luftën’. E kuptova se futbolli kishte fuqinë për të sjellë paqe në komunitetet e pafavorizuara. Në dy momente të rëndësishme në karrierën time, golin tim të 1000-të dhe lamtumirën time me futbollin, përfitova nga gjithë vëmendja e shtypit për t’u kërkuar fëmijëve në mbarë botën të kenë dashuri, dashuri dhe dashuri!”
Ja pse “mesazhi i tij në jetë bëhet një trashëgimi për të gjithë brezat e ardhshëm. Dashuri, dashuri dhe dashuri, përgjithmonë.”
