Flet ish-agjentja e FBI: Rrugët si u zbulua McGonigal, synonte të pasurohej përmes lobimit

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-agjentja speciale e Byrosë Federale të Hetimeve, Coleen Rowly, flet mbi rastin e ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ditë më parë u arrestua nga autoritetet amerikane nën dyshimet se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane.

Ai dyshohet edhe se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve shqiptare të zbulimit dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

Sipas ish agjentes Rowly, zoti McGonigal synonte që pas daljes në pension të pasurohej përmes lobimit për interesa të huaja.

Ish-agjentja Rowly është një sinjalizuese e njohur për publikun amerikan. Në vitin 2002 ajo ka dëshmuar para Senatit mbi problemet e thella me të cilat përballej FBI-ja dhe në përgjithësi agjencitë e zbulimit. Revista Time e shpalli atë, së bashku me dy sinjalizues të tjerë, si personin e vitit më 2002, për shkak të dëshmisë së saj se FBI kishte injoruar informacionet lidhur me veprimtaritë e dyshuara të një personi në Minesota, aty ku zonja Rowly punonte si agjente e FBI-së. Personi në fjalë, Zacarias Moussaoui, më pas ishte një prej rrëmbyesve të avionëve të sulmit të 11 shtatorit.

Rrëfimi i plotë dhe akuzat ndaj Mcgonigal:

“Unë jam Coleen Rowly, ish-agjente speciale e FBI-së, tani në pension dhe ish këshilltare ligjore e zyrës së FBI-së në Mineapolos për 13 vite, deri në fund të karrierës sime.

Kjo është një çështje shumë e ngatërruar. Duket se ky agjent special i kundërzbulimit në Nju Jork, Charles McGonigal vitin e fundit të punës apra largimit nga FBI filloi përpjekjet për të fituar sa më shumë para, duke shfrytëzyar kontaktet dhe krijuar një rrjet, për të punuar si shumë të tjerë si lobit për për interesa të huaja. Ai e bëri këtë në disa mënyra. Janë dy padi të ndryshme, është një rast i ndërlikuar. Ai akuzohet në Uashington për udhëtimet në vitin e fundit të karrierës së tij në Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë, për takimet e ndryshme me zyrtarë, qeveritarë, takime që nuk i raportoi në formularin e zyrës Etikës. Formularët janë krijuar për të shmangur konfliktin e interesit. Duke mos raportuar udhëtimet, pagesat, ose huat, ai po fshihte faktin se ishte duke krijuar një rrjet kontaktesh përmes së cilëve mund të pasurohej. Kjo nuk është diçka e pazakontë në Uashington. Michael Flynn, u akuzua nga FBI për të njëjtën gjë, për bashkëpunim me zyrtarët e Turqisë. Persona të tillë pror aq kohë sa nuk bëhet fjalë për një vend armik ose të sanksionuar, mendojnë se mund ta bëjnë këtë. Firma juridike lobojnë për interesa të ndryshme të huaja. Nuk është e qartë nëse ai, McGonigal, e kuptonte se sa gabim ishte kjo gjë. Pas daljes në pension, ai vazhdoi në këtë rrugë dhe është e qartë se kam mjaft njerëz të pasur, oligarkë e miliarderë në botë të gatshëm të paguajnë. Njerëz me ndikim si McGonigal janë të gatshëm të punojnë për këta miliarderë. Nuk mendoj se situata e tij është unike, përveç faktit që u kap. Është shumë e vështirë të zbulosh korrupsionin mes punonjësve publik. Por ka disa mënyra që mund të zbulohet. Ai që paguan ryshfet është i lumtur, që realizon synimin e tij, ai që merr paratë pasurohet. Prandaj ata nuk flasin. Por  ndonjëherë ndodh, që dikush i përfshirë në korrupsion, në nivel të ulët, mund të kapet dhe jo se i kthehet ndërgjegjja, por detyrohet të ekspozojë zyrtarë të lartë. Kjo është një mënyrë për të zbuluar korrupsionin e zyrtarëve publikë. Mënyra tjetër është përmes operacioneve të fshehta. Kjo ndodhi me operacionin e quajtur “Abscam”, më 1979, kur një agjent i FBI-së u hoq si një sheik i pasur i Lindjes së Mesme, me një çantë plot me para. Gjashtë ose shtatë persona të Kongresit ishin të gatshëm të merrnin para. Këto janë disa metoda, por në përgjithësi nuk është e lehtë zbulimi i këtyre rasteve. Mendoj se McGonigal ia hodhi për një kohë. Formularët e zyrës së Etikës duket se nuk shqyrtohen mirë. Dokumentet dorëzohen në mënyrë elektronike. Duket që nuk analizohet se çfarë përmbajnë formularët për të parë nëse deklarimet janë të vërteta, që ato janë vendet dhe njerëzit me të cilët janë takuar. Mendoj se nuk ka hetime për këto. Mendoj se McGonigal është kapur më vonë, sipas të gjitha gjasave, pasi dikush në atë grup ka folur, ose është kapur nga autoritetet. Pastaj FBI e ka marrë në pyetje dhe ai ka folur. Kjo ka çuar në kontrollin e formularëve.

Ekziston një precedent për një zyrtar të FBI-së, një precedent shumë i keq, ai i Robert Hanssenit, i cili po punonte për Bashkimin Sovjetik si spiun, duke zbuluar identitetet e agjentëve të tjerë. FBI i besonte aq shumë Robert Hanssenit sa e emëroi në krye të ekipit që duhet të zbulonte spiunin. Ky është një precedent i madh. Sigurisht Mcgonigal vjen në këtë pikë më vonë. Shumica e akuzave ndaj tij për periudhën para largimit nga FBI-ja, kanë të bëjnë me lidhjet e tij me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovina dhe interesa të tjera të huaja, për të cilat ai kishte gënjyer.

Por oligarku rus, për të cilin ai punoi, u vu nën sanksione, pasi McGonigal ishte larguar nga FBI-ja. Pra ka një dallim kohor dhe sigurisht kjo nuk duket se do të arrijë në një nivel sa të cilësohet si spiunazh, si në rastin e Robert Hanssenit. Por ironia është e njëjtë. FBI e emërton në krye të kundërzbulimit një person që joshet nga paratë dhe mendon se mund të pasurohet përmes pozitës së tij së parë zyrtar publik. Mendoj se ky rast do të ndikojë, që disa njerëz në nivele më të ulëta të karrierës së tyre të nxjerrin mësime, duke parë atë që i ndodhi Mcgonigal. Ndoshta nuk do të jenë aq të dobët sa të rekrutohen, sikur ndodhi me Hanssenin, ose McGonigal-in. Shpresojmë që njerëzit duke parë atë që ndodhi me rastin e Flynn0it dhe McGonigalit. Nuk mendoj se do të ndikojë në punën e shumicës së agjentëve të mirë të FBI-së, hetuesve që punojnë. Por nuk jam e sigurt nëse njerëzit në Uashington do të marrin mësime nga korrupsioni i zyrtarëve publik. Ndoshta është i nevojshëm një tjetër mision i fshehtë, që të shenjëstrojnë një numër të madh njerëzish me pushtet. Është joshëse të mendosh se mund të bësh shumë para kur ke pushtet. Nuk është vetëm FBI-ja. Janë të gjitha këto personalitete të fuqishme në të gjitha agjencitë dhe degët ekzekutive dhe madje dhe në Kongres. Pasi qëndrojnë në pushtet, ata mendojnë se kanë punuar si ligjvënës për 10 vite dhe tani mund të pasurohen përmes lobimit. Mendoj se kjo është ajo që duhet të rregullohet.

Sa i përket asaj që mund të ndodhë mendoj se tani ka dëshmitarë bashkëpunues dhe supozimi im është se pasi avokatët të shohin provat,  ai, McGonigal ndoshta do të pranojë fajësinë për disa akuza më të lehta. Do të befasohesha nëse ai do të dënohej me burg për një kohë të gjatë. Mendoj se deklarimet e rreme në formularët e etikës dënohen me pesë vite. Pra nëse ai pranon fajësinë për një ose dy prej tyre, mund të dënohet ndoshta me dy deri në pesë, ose gjashtë vite burg. Do të habitesha nëse do të dënohej më shumë se kaq. Nuk mendoj se është rast spiunazhi i nivelit të Robert Hanssenit, përveçse nëse shtohen akuza të reja. Dyshoj ky është mendimi im për atë që pritet të ndodhë. Pastaj ai do të dëshmojë dhe sigurisht që ky rast do të shfrytëzohet nga media dhe partitë politike, që po e përdorin tani. Tani po thonë se meqenëse McGonigal ishte i përfshirë në lobimin rus, kishte ndikim në të, ndoshta po ndihmonte rusët në hetimet e Mueller-it. Ka shumë mënyra për ta përdorur këtë rast, mendoj se kjo bëhet për shkak të polarizimit politik dhe medias. Fatkeqësisht jam pesimiste se gjërat mund të rregullohen me shpejtësi. Ka shumë pak persona që po kryejnë një shqyrtim të përgjithshëm për të mirën e të gjithëve, për të mirën e vendit”.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË