Një fitore e tillë, 3-2 ndaj Irlandës Veriore, për Kosovën do të thotë më shumë sesa trepikësh. Ishte shpagim, kundërpërgjigje e forcë.
Tri pikët do të thonin fitore, pikërisht atë që e bënte Fadil Vokrri.
Emri i stadiumit mban edhe aurën e fituesit, andaj askund më shumë se aty nuk duhet të synohet diçka e tillë, në të kundërt nuk ecën si Fadil Vokrri.
Muriqi me dy gola dhe Bytyqi me një tjetër e vulosin një fitore të rëndësishme, përtej garës sportive.
Dominimi ishte pikërisht ajo që do t’u thoshte edhe Vokrri ta bënin, pikërisht atë bënë.
Tanimë Kosova lufton me të parët, për të përfunduar lider, sikurse lideri i tyre.