FAKTE HISTORIKE / Përsoneli kishtar i Deçanit ishte i inkuadruar në defaktorizimin e politikave të popullit shqiptar

<br>Shkruan: <strong>Faton B. Mehmetaj</strong>

Shkruan: Faton B. Mehmetaj

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë pengesë serioze në rrugën e realizimit të synimeve të Fuqive të Mëdha dhe të qarqeve monarkiste ballkanike të cilat kishin planifikuar gllabrimin e tokave shqiptare dhe faljen e tyre fqive tanë, Greqisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Realizimi i këtyre prirjeve, të cilat u shpallën haptas në vitin 1844 nga qeveritarët e Beogradit me programet e njohura me emrin “Naçertanja” dhe nga qeveritarët e Athinës me platëformën e pagëzuar me emrin “Megala Idea”, nuk linte vend për një shtet shqiptar.

Kjo është arsyeja që shtypi dhe qarqet politike dhe diplomatike të këtyre vendeve e përcillnin me shqetësim dhe me përbuzje ç’do veprim të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878). Në këtë valle antishqiptare hyri edhe gazeta “Bosansko-Hercegovaçke novine” me redaktor Ivan V.Popoviçin, i cili ishte edhe zëdhënës i knjaz Nikollës. Pjesë e kësaj vallje ishin edhe agjentët dhe qarqet e caktuara të kishës ortodokse në veri e në jug.

Kështu arkimandriti Sava, i Manastirit të Deçanit i patë dërguar një letër Kongresit të Berlinit, në të cilën kishte kërkuar prej Fuqive të Mëdha që Kosovën t’ia bashkangjitnin Serbisë. Si arsyetim të kësaj, ai kishte mbledhur 218 nënshkrime kinse të parisë së vendit dhe të përfaqësuesve popullor, nga Ohëri, Krusheva, Dibra, Kërçova, Tetova, Shkupi, Kumanova, Prizreni, Gjilani, Prishtina, Peja, Vuçiterna, Jani Pazari, e vende tjera të hapsirave të trojeve shqiptare, shumicën prej të cilave Sava i kishte falcifikuar.

Pjesa dërmuese e këtyre nënëshkrimeve ishin nënshkrime të agjentëve të qarqeve ekspansioniste serbe. Duke e patur Përkrahjen e Rusisë cariste, qarqet drejtuese të Serbisë e të Malit të Zi, filluan të sëndertonin planet e tyre pushtuese, kërkonin të aneksonin territore, të cilat i kapërcenin caqet e bashkimit të tyre kombëtar dhe synonin kufijtë e shteteve të tyre mesjetare ku do të përfshihej edhe pjesa ma e madhe e tokave shqiptare. Këtij ekspansioni kaq të madh të serbisë dhe qarqeve serbe të ndihmuar edhe nga ortodoksizmi në përgjithësi në krye me Rusinë i’u kundërvunë shumë figura të ndritura të Rilindjes Evropiane, ndër ta mjafton të përmendim sundimtarin eurodit freng Ami Boue (1840), vëzhguesin britanik E.Spencer (1847) dhe shkenctarin e njohur austriak J.Hahn (1853), të cilët i treguan botës se shqiptarët ishin të pranishëm si popull autokton në Veri deri në Nishë, Leskoc dhe Vranjë, në Lindje deri në Kumanovë, Përlep dhe Manastir, në Jug deri në Konicë, Janinë dhe Prevezë.

Ata nuk e mohuan faktin se Brenda kësaj hapësire kishte edhe banorë të kombësive fqinjë ballkanik (grekë, vlleh, maqedon, serbë, malazezë, turq etj), të cilët bërbënin pakica të vogëla fare siç janë edhe sot brenda etnikumit shqiptarë që përbëhet prej 95% prej shqiptarëve. Madje në këtë kohë, këto vise ishin ndarë nga Perandoria Osmane në katër vilajete, në atë të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.

Ndër to më i madhi ishte ai i Kosovës, më kryeqëndër Shkupin. Hapësira gjeografike e vilajetit të Kosovës banohej në masën dërmuese mbi 90% nga popullsia shqiptare, pra jo rastësisht përputhej afërsisht me provincën antike ilire të Dardanisë, kryeqëndra e së cilës gjithashtu ishte Shkupi.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË