Elon Musk ka dhuruar rreth 2 miliardë dollarë aksione të kompanisë së tij të prodhimit të makinave elektrike “Tesla” për bamirësi vitin e kaluar.
Në dokumentat e publikuara në mediat sociale nuk tregohet se kush është marrësi i këtij donacioni por, ky dhurim i miliarderit u bë mes gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.
Nuk është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla për bamirësi. Ai dhuroi rreth 5.74 miliardë dollarë aksione në vitin 2021.
Musk gjithashtu ka lënë të kuptohet se planifikon të gjejë pasardhësin e tij si shef ekzekutiv i Twitter deri në fund të vitit 2023.
Biznesmeni multimiliarder bleu platformën e mediave sociale vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë.