Eksperimentojnë me inteligjencën artificiale, zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane pretendojnë se kanë veglat për parashikimin e të ardhmes

Pentagoni synon të përdor rrjetet më bashkëkohore “cloud” dhe sistemet e inteligjencës artificiale, për të parashikuar veprimet e kundërshtarëve të saj para se t’i ndërmarrin ata, shkruan The Drive.

Komanda Veriore e Shteteve të Bashkuara (NORTHCOM) së fundmi ka kryer një sërë testesh nën emrin e koduar GIDE (Global Information Dominance Experiments), ku në kombinim me rrjetin e sonsorëve globalë, sistemet e inteligjencës artificiale (IA) dhe resurseve kompjuterike “cloud”, kanë tentuar “të arrijnë dominimin e informacionit” dhe “aftësitë superiore para marrjes së vendimeve”.

NORTHCOM njofton që IA dhe mjetet për mësime janë testuar në këto eksperimente, dhe një ditë mund t’i japin Pentagonit “aftësinë të sheh shumë ditë përpara se gjërat të ndodhin”, ku me një dozë besueshmërie parashikon të ardhmen duke u bazuar në vlerësimet e shabllonit, anomalitë dhe trendet e bazave të mëdha të të dhënave.

Edhe pse koncepti ngjason me romanin e Phili K. Dick dhe filmin me të njëjtin emër “Raporti i tepërt”, komandanti i NORTHCOM, gjenerali Glen VanHerck, thotë se një mundësi e tillë është e mundur falë veglave që i ka në dispozicion Pentagoni.

Gjenerali amerikan ka thënë para gazetarëve se ky është testi i tretë i GIDE-së, që është realizuar në bashkëpunim me të gjithë 11 komandat që “bashkëpunuan në të njëjtën hapësirë dhe përdorën të njëjtat kapacitete”.

Eksperimenti është koncentruar në logjikën dhe informacionin, që janë dy shtyllat kryesore të mënyrës së re të luftimit që së fundmi është arritur në ushtrinë amerikane.

“Të mësuarit e makinerive dhe inteligjenca artificiale mund të detektojnë ndryshimet, dhe ne mund të vendosim parametrat që do të rrisin alarmin dhe t’ju nxisin të vëni në punë edhe një sensor sikurse GEOINT, dhe mund të shihni më mirë se çfarë ndodhë në lokacione të caktuara”, ka thënë ai duke shtuar se qëllimi i kësaj është që ushtria amerikane të jetë proaktive e jo reaktive.

“Aftësia të shihni gjërat disa ditë përpara, krijon hapësirë e kjo hapësirë ofron mundësi opsioni për Sekretarin apo Presidentin”, ka shpjeguar gjenerali.

Testi GIDE përdor veglat e inteligjencës artificiale që në kohë reale të analizon të dhënat nga rrjeti i sensorëve në tërë botën, përfshirë “informacionet e qasshme komerciale” nga partnerët e emëruar. Këto informacione mund të ndahen për “cloud”, nëse NORTHCOM vendosë për një gjë të tillë, është thënë ndër tjera në konferencë.

Gjenerali VanHerck, ka thënë që NORTHCOM nuk punon në krijimin e veglave të reja apo konceptet – por tashmë përdorë të dhënat që i ka në mënyrë që komanda e ushtrisë të jetë në nivel të mjaftueshëm e njoftuar me situatën në terren.

“Nuk krijojmë kapacitetet të reja për mbledhjen e të dhënave dhe informacione. Ato informata tashmë ekzistojnë në satelitët tonë, radarët dhe kiber-hapësirat… Këto të dhëna ekzistojnë. Ajo çfarë ne bëjmë është që këto të dhëna të jenë të qasshme… dhe i ndajnë me cloud ku makineritë që mësojnë dhe inteligjenca artificiale mund t’i kontrollojnë dhe procesojnë dhe ua ofron atyre që marrin vendime”, ka shtuar gjenerali – duke theksuar që Pentagonit i jep kjo disa ditë “përparësi” që të reagojnë. Telegrafi

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË