<

E trishtë: Djali 26-vjeçar në Pejë sulmon seksualisht nënën, dyshohet se e preku dhe e puthi me zor disa herë

Një rast jo fort i zakonshëm dhe të njëjtën kohë i tmerrshëm është denoncuar të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate, në një familje në rrugën “Adem Mala” në Pejë, ku një 26-vjeçar po dyshohet se ka sulmuar seksualisht nënën e tij dhe ka ushtruar dhunë në familje, mëson Gazeta Sinjali.

Kjo ngjarje e rëndë për familjen u raportua nga nëna e të dyshuarit e cila e njoftoi Policinë dhe rrëfeu se si u përball me të birin derisa ishin në veturë dhe kur u kthyen në shtëpi. Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se në bazë të dëshmisë së viktimës të dhënë para hetuesve policorë kuptohet se gjithçka nisi rrugës teksa po shkonin në një aheng familjar bashkë me djalin.

E shqetësuar skajshmërisht për atë që i ndodhi, viktima ka deklaruar se derisa ishte në veturë me të birin, ai kishte filluar ta ngacmojë, duke e ledhatuar e prekur në këmbë e duar. Kjo situatë e tmerroi atë dhe nuk pati frikë që t’i flas të birit deri në momentin që arritën në restorant.

Në gjendje shoku ajo qëndroi në aheng dhe më pas u kthyen në shtëpi, kur eskaloi gjithçka. I dyshuari, sipas nënës së tij, posa kishin arritur në shtëpi, ka vazhduar ta prekë me zor, saqë për një moment fillon edhe ta puth. Gjatë gjithë kohës, sipas nënës djali ka pasur një thikë në dorë. Puthjet, prekjet e veprime të tjera të ngjashme e trishtuan atë, për çka vendosi që të kërkojë ndihmë duke bërtitur në mes të oborrit, raporton Sinjali.

Fatmirësisht, sipas saj, e ndihmoi fqinji, i cili arriti ta ndalojë djalin dhe më pas njoftuan Policinë, me ç’rast i dyshuari u prangos dhe u dërgua në stacion.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për tri vepra penale.

Bill Gates parashikon atë që do të ndodhë në 5 vitet e ardhshme

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, mori pjesë në një nga samitet e fundit të revistës “Forbes”, ku bëri një parashikim të asaj që do...

Pamjet para dhe pas uraganit në Florida: Hotele të rrafshuara me tokë

Imazhet nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) tregojnë shkallën e dëmit të shkaktuar nga uragani Ian në Florida. Valët e stuhisë lanë shumë vila...

Hill: S’ka analogji me Ukrainën, Putinit s’i intereson Kosova

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka kurrfarë pretendimesh ndaj Kosovës. Sipas tij, ai po përmend...

​Gjermanët llogarisin sa kushton rritja e fëmijëve deri 18-vjeç, kjo është shuma

Mesatarja e shpenzimeve të prindërve për rritjen e një fëmije deri në moshën 18 vjeçare është rreth 150 mijë euro në Gjermani, sipas një...

Rritja e çmimit të energjisë, britanikët djegin faturat në rrugë (VIDEO)

Qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë dalë në rrugë kundër energjisë së shtrenjtë. Dhjetëra demonstrata në qytete të ndryshme me demonstrues të gatshëm për...

RAJONI

All

“Nuk do të ketë një Kosovë të pavarur siç e planifikon Berlini”, presidenti Vuçiç i përgjigjet diplomatit gjerman

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, njihet për qëndrimin e tij kundër Kosovës. Në deklaratat e tij të shpeshta ai ka ripërsëritur se Serbia nuk do...

Greqia kërkon ndihmë nga Shqipëria për punëtorë sezonalë

Disa rajone në Greqi po kërkojnë punëtorë sezonalë nga Shqipëria, për të përballuar vjeljen e prodhimeve bujqësore dhe frutore të vjeshtës. Afrimi i sezonit të...

Diplomati i karrierës drejtonte një rrjet spiunësh rusë në Mal të Zi

Radomir Sekuloviq, ish-punonjës shumëvjeçar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, dyshohet se ka punuar me vite në shërbimin e inteligjencës...

Vuçiç i del kundër Putinit/ Serbia nuk do t’i njohë referendumet e Rusisë në Ukrainë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të mërkurën se Serbia nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të mbajtura në katër rajone të Ukrainës pjesërisht...

Marrëveshja Serbi-Rusi, ambasadori amerikan në Beograd: SHBA kërkon sqarime të menjëhershme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha të hënën se Shtetet e Bashkuara duan “sqarim nga Serbia se çfarë ka nënshkruar me Rusinë në...

Nga momente gëzimi në atë tragjik/ “E kam mik të ngushtë”, vjehrra kap mat nusen në dasmë në tualet me të dashurin….

“Dashuri dhe tradhti” kjo është “telenovela” që u regjistrua një natë më parë në Akai të Greqisë, ku një dasmë është shndërruar në një...

Analisti Bugajski: Koha për të sanksionuar Serbinë, po i mbështetë kriminelët e luftës në Kremlin

Kanë ardhur reagimet e para pasi në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të...

rubrika rozË

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES