Dyshim për keqpërdorim mbi 150 mijë € te “Stupcat”, Osman Azemi denoncon rastin te organet e rendit

“Rikthimi i Stupcave” ka bërë bujë të madhe ditëve të fundit. E gjithë kjo nisi nga deklarata e Vedat Bajramit, i cili kishte thënë që “Stupcat” do të rikthehen me Vedatin dhe Mensurin. Këto fjalë i pohoi edhe Mensur Safqiu i cili për Indeksonline tha që Vedati ka folur në emër të tij.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me Osman Azemin, i cili nuk foli shumë shkaku i respektit që ka ndaj kolegëve.

“Për shkak te korrektësisë dhe respektit qe kam për koleget e mi qe kemi punuar bashkë dy dekada kisha pas dëshirë që të kontaktoni zyrën ligjore gjegjësisht avokatin dhe të më kurseni mua”, tha ai.

Avokati Kushtrim Palushi, i cili përfaqëson Osman Azemin për Indeksonline tha se ka dyshime serioze për keqpërdorime financiare të mëdha në kompaninë “Stupcat Group”. Lidhur me këtë, avokati nesër do t’i drejtohet organeve kompetente, Prokurorisë së Shtetit dhe ATK-së, për të hetuar dhe zbuluar veprat e mundshme penale që janë kryer.

Siç thotë ai, Osman Azemit i është refuzuar kërkesa për auditimin dhe kontrollin e brendshëm të kompanisë “Stupcat Group” për periudhën e transaksioneve financiare mes viteve 2015-2021 nga aksionarët tjerë, Vedat Bajrami dhe Mensur Safçiu. Kështu, Osman Azemi ka kërkuar auditimin e transaksioneve financiare me iniciativë të tij, ku sot më datë 19.10.2022 ai ka pranuar edhe raportim e auditimit për atë periudhë (bazuar vetëm në në pasqyrat e llogarive bankare dhe deklaratat tatimore të kompanisë Stupcat Group.

Sipas atij raporti, kontabilisti Ekrem Sadiku gjatë asaj periudhe ka tërhequr nga xhirollogaria bankare e Stupcat Group shumën prej së paku 152,514.00 Euro, pa dijeninë dhe pa autorizimin e Osman Azemit, si aksionar dhe drejtor i kompanisë Stupcat Group. Osman Azemi nuk ka njohuri se ku kanë përfunduar ato mjete dhe me autorizim të kujt i ka tërhequr.

Osman Azemi kërkon nga aksionarët e kompanisë Stupcat Group dhe kontabilisti, që të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtutjeshëm me xhirollogaritë bankare të kompanisë Stupcat Group, përfshirë, por pa u kufizuar në tërheqje të mjeteve monetare, transfere të mjeteve monetare, ekzekutim të pagesave (përveç pagesës së tatimit të deklaruar), ndryshim apo dëmtim të provave materiale dhe çfarëdo veprimi tjetër me të cilin do të mund të dëmtonin hetimin për veprat penale që mund të jenë kryer.

Sa i përket rikthimit të Stupcave, Osman Azemi kërkon miqësisht nga bashkëkrijuesit e tjerë të markës Stupcat që të mos i përdorin atë deri në zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË