Dosja e prostitucionit në Malishevë/ E mbyllën vajzën në një hotel, i gjenin klientë për 20-50 euro

Gjykata e Gjakovës ka shpallur fajtorë D.M. dhe N.B. të akuzuar për mundësim ose detyrim në prostitucion në bashkëkryerje.D.M. dhe N.B. gjatë muajit korrik të vitit 2020 në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kishin mbajtur pa dëshirën e saj viktimën, L.B. në një hotel.

Të dënuarit ishin pajtuar mes vete që t’i sigurojnë klientë të ndryshëm viktimës me qëllim përfitimi, ku në këmbim të marrëdhënies seksuale me të dëmtuarën, klientët kanë paguar 20 deri në 50 euro.

L.B. dhe D.M. më herët kishin qenë në një lidhje dashurie.L.B. në dëshminë e saj ka thënë se ka pasur marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm në një hotel pa dëshirën e saj.

Në këtë hotel L.B. ka punuar gjatë ditës ndërsa gjatë natës është shfrytëzuar seksualisht.

“Kam pasur marrëdhënie me A., të cilit nuk ja di mbiemrin, E., L., B., është një zeshkan ku fort e urrej atë tip, të gjithë por atë më shumë, .. këta që më kanë keqpërdorur kanë bërë marrëdhënie seksuale nuk e kam bërë me dëshirë, ata e kanë bërë me dëshirë, unë nuk kishte mundësi për tu larguar nga ai hotel, për mos me u shfrytëzu për këto gjëra që kanë ndodhur, nuk kisha telefon, të kisha pasur telefon ja kisha bërë qarën vetes, nuk kam pasur qasje për të dalur nga aty, kam qenë e përcjellë nga D. dhe e vëzhguar, d.m.th., nuk kam guxuar për të dalur”, ka deklaruar viktima.

“Nga dëshmia e të dëmtuarës L.B. në cilësi të dëshmitares u vërtetua fakti se e njëjta ishte punësuar tek hotel “F.” si pastruese dhe kameriere, ndërsa kishte qenë në lidhje dashurie me të akuzuarin D.M. dhe se i njëjti kishte pasur me të të dëmtuarën marrëdhënie seksuale sikurse në hotel “F.”, ashtu edhe në vende të tjera, ndërsa së bashku me të akuzuarin tjetër N.B. kishin negociuar dhe kishin ndërmjetësuar për të sjellë klientë të tjerë, e që sipas të dëmtuarës e njëjta kishte pasur marrëdhënie seksuale me: E.A., A. B., P. Th., A. B. të cilët në këmbim të marrëdhënies seksuale të akuzuarit D. M. i kanë dhënë shumat nga 20 deri në 50 euro”, thuhet në aktgjykim.

Nga deklaratat e dëshmitarëve, Gjykata ka vërtetuar se viktima L.B. ishte ofruar për marrëdhënie seksuale nga të akuzuarit.

“Ndërsa nga deklarata e dëshmitarit M.. T. gjykata vërtetoi faktin se i njëjti kishte dëgjuar përmes shokëve të tij, përkatësisht shoku i tij A. B. kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën L. B. me para në shumën prej … euro dhe se kishte dëgjuar se në hotel “F.” kishte femra që shitën me para, ndërsa nga deklarata e dëshmitarit A. B. u vërtetua fakti se të njëjtit i pandehuri D. M. i cili ishte punëtor i tij i kishte ofruar të dëmtuarën L. B. për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe në këmbim të saj dëshmitari duhet të paguante nga 20 euro”, vazhdon aktgjykimi.

D.M. është dënuar me nëntë muaj burg ndërsa N.B. me 11 muaj burg. /kallxo.com

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË