Një shtëpi trekatëshe është kapluar nga zjarri në këto momente në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet tym i madh duke dalë nga kulmi i shtëpisë.
Ende nuk dihet nëse zjarrfikësit janë informuar për rastin, mirëpo aty shihen banorët teksa janë afruar shtëpisë e cila po digjet.