Gjermania konfirmon se do të furnizojë Ukrainën me tanke luftarake Leopard 2 dhe do të miratojë kërkesat e vendeve të tjera për të bërë të njëjtën gjë.
Qeveria gjermane tha se Berlini fillimisht do t’i sigurojë Ukrainës një ngarkesë të tankeve Leopard 2 A6, e cila përbëhet nga 14 automjete, nga stoqet e veta.
Qëllimi sipas autoriteteve gjermane është t’i sigurojë Ukrainës një total prej dy batalionesh së bashku me vendet e tjera.
Vendimi është mirëpritur nga Parisi zyrtar, ndërkohë që edhe mediat spanjolle bën me dije se edhe Madridi pritet të dërgojë tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë.