Çfarë do të bëjë NATO nëse Kroacia sulmon Serbinë? Ja deklarata tronditëse e presidentit Zoran Milanoviç

Presidenti kroat, Zoran Millanoviç tha ditën e djeshme se Kroacia ka detyrim vetëm ndaj NATO-s dhe askujt tjetër dhe se vendimi i marrë në Bruksel për stërvitjen e ushtarëve ukrainas në Kroaci nuk e detyron askënd. Në rast se, thotë ai, dikush sulmon Poloninë apo Lituaninë, kjo është çështje tjetër. “Po sikur Kroacia të sulmojë Serbinë dhe të hyjë në luftë, a duhet të na ofrojë NATO-ja ndihmë dhe mbrojtje? Ndoshta po ndoshta jo. Dhe anëtarët e NATO-s pritet të jenë racionalë dhe të kujdesen për të tjerët, ne jemi shumë”, tha ai. Ai theksoi se detyrimi për t’i ardhur në ndihmë një anëtari tjetër të NATO-s është i vjetër, pra daton në vitin 1949. “Kanë kaluar 73 vjet, çdo rregull jeton jetën e vet dhe unë e marr seriozisht këtë rregull, por ne kemi nevojë edhe për sjelljen tonë të arsyeshme për të mos u futur në probleme më të mëdha se sa kemi nevojë”, tha Millanoviç. Megjithatë, ai e hodhi topin duke sqaruar se çfarë donte të thoshte. “Kroacia nuk do ta sulmojë Serbinë, e Serbia nuk do ta sulmojë Kroacinë, qartë, por këtë e them për të hequr qafe mashtruesit që flasin për disa detyrime kroate. Ku ishin ata kur unë trumbetova kroatët e Bosnjës për një vit? Shteti si koncept është një krijim egoist, rrethohesh me kufij që të kujdesesh për veten”, tha ai. Për vendimin për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Kroaci, i cili, sipas kryeministrit Andrej Plenkoviç, tashmë është marrë, Millanoviç thotë se kushdo që e kupton fare ligjin e di se kjo nënkupton pjesëmarrjen e Kroacisë në luftë. “Gjendja e luftës nuk ekziston ligjërisht, por de facto ekziston. Kjo është një vijë që nuk e lejoj të kalohet”, tha Millanoviç dhe theksoi se këto nuk janë çështje ushtarake, “por çështje të fatit dhe sigurisë së një vendi dhe njerëzve që, siç tha ai, presin jetën më të mirë këtu”, u shpreh ai.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË