Biserko: Vizita e Chollet solli një ofertë në tavolinë për Kosovën dhe Serbinë, ajo duhet pranuar

Presidentja e Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka thënë se ka një ofertë në tryezë edhe për Kosovën edhe për Serbinë që duhet pranuar, duke thënë se Perëndimi nuk do të lejojë një front të dytë në Ballkan.

“Është në dorën e qytetarëve, por edhe të opozitës të ngrenë zërin dhe të bëjnë presion ndaj qeverisë për të vepruar me përgjegjësi. Serbia nuk duhet të lejojë që të jetë peng i Rusisë dhe politikës së saj shkatërruese, e cila do të paguajë edhe për të”, është shprehur ajo.

Biserko duke komentuar reagimin e presidentit të Serbisë ndaj propozimit franko-gjerman thotë se “vizitat gjithnjë e më të shpeshta të zyrtarëve individualë nga SHBA-ja, NATO-ja, BE-ja dhe shtetet anëtare tregojnë se është duke u zhvilluar aksion diplomatik, i cili synon ta sjellë Serbinë në atë pikë ku duhet të vendosë patjetër për angazhimin e tij”.

Po ashtu, Biserko foli edhe për vizitën e zyrtarit amerikan të DASH’it, Derek Chollet, në Kosovë e Serbi, për të cilën tha se është një nga vizitat më të rëndësishme, pasi thotë se ai erdhi me një ofertë.

“Vizita e Derek Chollet është padyshim një nga më të rëndësishmet sepse edhe ai erdhi me një ofertë. Nuk ka të bëjë vetëm me ringjalljen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por në tavolinë është edhe një ofertë për Kosovën dhe Serbinë, e cila duhet pranuar”, tha ajo për Danas.

“Perëndimi nuk do të lejojë një front të dytë në Ballkan, çfarëdo që të thotë kjo. Nuk ka kohë për të zvarritur apo për të pritur oferta të reja”, shtoi në fund Biserko.

‘Nostradamusi i ri’ publikon parashikimin e Luftës së Tretë Botërore gjatë vitit 2023

“Nostradamusi i ri” është rishfaqur. Ai është Hamilton-Parker, që është emri i tij i vërtetë, por të gjithë e njohin me pseudonimin e lartpërmendur. Ai...

Medvedev bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse fillon Lufta e Tretë Botërore, gjithçka do bëhet pluhur

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, ka kritikuar përpjekjet perëndimore për të justifikuar dërgesat e armëve në Kiev si një përpjekje të...

Jackie Chan nuk do i lëjë asgjë të birit nga pasuria 400 milionë dollarëshe: ‘Duhet t’i fitojë me aftësi paratë’

Kur Jackie Chan të vdes, pasuria masive që fitoi gjatë karrierës së tij si yll filmi nuk do t'u shkojë fëmijëve të tij. Chan ka...

Dërgimi i tankeve Leopard 2 në Ukrainë, Gjermania merr vendimin, ja çfarë pritet të ndodhë

Gjermania konfirmon se do të furnizojë Ukrainën me tanke luftarake Leopard 2 dhe do të miratojë kërkesat e vendeve të tjera për të bërë...

Ish-agjenti i kundërzbulimit në FBI ndihmoi oligarkun rus

Ndaj Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit në FBI janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, në shkelje të sanksioneve...

RAJONI

All

Këto janë pagat mesatare në Kosovë, Shqipëri, Bosnje e Mal të Zi

Në tri vitet e fundit, pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Kosovë e Shqipëri, duke...

Biserko: Vizita e Chollet solli një ofertë në tavolinë për Kosovën dhe Serbinë, ajo duhet pranuar

Presidentja e Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka thënë se ka një ofertë në tryezë edhe për Kosovën edhe...

“Ka gjuajt në asfalt” – Kërveshi i ofron mbrojtje ligjore pjesëtarit të FSK-së: Ky fakt e mbyll debatin

Avokati i njohur kosovar, Kujtim Kërveshi, ka reaguar pasi nëna e 11-vjeçarit të plagosur dje në Shtërpcë deklaroi se i dyshuari ka shtënë në...

Media serbe: Kosova po përgatit fitoren më domethënëse deri tani në luftën diplomatike me Serbinë

Perëndimi dëshiron që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje bazë në vitin 2023, bazuar në draftin franko-gjerman, i cili ndërkohë është bërë një...

Vuçiq alarmohet nga nisma e Kosovës për të blerë “Bayraktar”: Nëse ndodhë, ndikon në raportet me Turqinë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është alarmuar nga fakti se Kosova po shqyrton mundësinë e blerjes së dronëve “Bayraktar” nga Turqia. Ai në një intervistë...

Rama pasi SHBA i kërkoi Vuçiqit heqjen e barrikadave: Kjo flet qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se pajtohet me thirrjen e SHBA-ve për tërheqjen e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës. Kryeministri i...

Kërcënon Petkoviq: Po e shqyrtojmë dërgimin e 1 mijë ushtarëve në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq në orët e vona të së enjtes ka dalë në një konferencë të...

rubrika rozË

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES