Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë një marrëdhënie të mirë jo vetëm me njëra-tjetrën, por tashmë kanë prezantuar edhe partnerët.
Ata janë takuar së fundmi në Los Angeles në pre-party e ceremonisë së madhe të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards 2023’.
Dy vajzat ishin veshur të dyja me të zeza dhe dukeshin shumë elegante. Teksa Rita shoqërohej nga partneri i saj Taika Watiti, Bebe shoqërohej nga i dashuri i saj, Keyan Safyari.
Në një moment, dy këngëtaret shqiptare kanë pozuar me partnerët e tyre në një fotografi të përbashkët.
Si rrallëherë, fansat patën mundësinë që të shohin dy “dhëndurët e shqiptarëve” bashkë.