Avokati Berisha për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Pësuan si rezultat i këshillave të gabuara

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Ky vendim, sipas avokatit Besnik Berisha, do të ketë pasoja jo vetëm te të dy të dënuarit, por edhe te të tjerët që janë në proces të gjykimit në Hagë.

“Jam nga të parët që jam rreshtuar kundër showt që bëhej në zyrat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kisha prognozuar e parashikuar pasojat për këdo që do të bënte një veprim të tillë. Sot ndjej keqardhje për ata që pësuan si rezultat i këshillave të gabuara, të rrethuar me njerëz të gabuar në momente të caktuara sepse dëmi s’do të jetë vetëm për çlirimtarët e familjarët por do të jetë edhe për ata që janë në procedurë aktualisht”, tha Berisha në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Kjo do të përdoret tash si argumenti më i fortë i Prokurorisë për të dëshmuar se Gjykata ka gjet se ka pasur tendenca për ndërhyrje në drejtës, frikësim të dëshmitarëve, frikësim të personave zyrtarë e kështu me radhë. Pasojat e vendimit të sotëm nuk do të shtrihen vetëm tek dy të dënuarit në shkallë të parë, Gucati e Haradinaj, por do të preken edhe përtej këtij numri të njerëzve, do të ndikojnë edhe te çështjet e paraburgimit të personave të tjerë dhe eventualisht të tjerë që do t’i nënshtrohet procedurave të Dhomave të Specializuara. Dënimi absolutisht është i padrejtë në lartësinë që është shqiptuar”, tha avokati.

Sipas Berishës “ky dënim ka për qëllim për të çuar mesazh se kushdo që tenton siç paralajmëroi edhe kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, kushdo që tenton të bëjë qoftë edhe një nga ato veprimet për të cilat këta u shpallën fajtorë sot, do të pësojë edhe më keq ose njësoj si Gucati dhe Haradinaj”.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kishin shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË