Arsyeja pse duhet ta planifikoni seksin me partnerin

Shumica e gjërave në jetë kërkojnë përgatitje. Pse intimiteti duhet të jetë ndryshe? Pa strategji, seksi bëhet teorik. Nëse nuk uleni dhe nuk e planifikoni, thjesht nuk do të ndodhë.

“Sa më shumë e ndërthurim jetën tonë me logjistikën, financat, pastrimin, fëmijët, punën, etj., aq më pak hapësirë kemi për seksin,” thotë për Glamour Rachel Wright, MA, LMFT, psikoterapiste e licencuar dhe themeluese e Shame Free Therapy.  “Nëse nuk jeni të angazhuar për t’i dhënë përparësi lidhjes dhe kënaqësisë tuaj seksuale, është e lehtë që ajo të humbasë në rrëmujën e jetës.”

Kjo nuk do të thotë se asgjë nuk është “e gabuar” me marrëdhënien tuaj. “Është krejtësisht normale që çiftet në marrëdhënie afatgjata të kalojnë për periudha të gjata kohore pa intimitet fizik”, thotë Moraya Seeger DeGeare, MA, LMFT, eksperte e marrëdhënieve. “Çfarë do të thotë “kohë e gjatë” varet thellësisht nga çifti: për disa kjo është disa javë, për të tjerët disa vite.”

Megjithatë, një rënie e mprehtë në seks është e dukshme dhe mund të jetë e vështirë të përcaktohet se çfarë duhet bërë për të rikthyer shkëndijën. “Ka shumë, shumë arsye që seksi mund ‘të bjerë’ në një marrëdhënie,” thotë sociologia dhe seksologia e certifikuar Sarah Melancon, PhD. “Me kalimin e kohës në një marrëdhënie, ne priremi të kemi më shumë përgjegjësi që na marrin kohën, energjinë dhe fokusin.” 

Për më tepër, pas gjashtë muajve të parë deri në dy vitet e një lidhjeje, hormonet dhe kimikatet e fazës së muajit të mjaltit kalojnë dhe realiteti fillon të shfaqet. “Partneri juaj ka zakone të bezdisshme, ju gjithmonë keni atë grindje dhe mund të filloni të ndjeni tendosjen e disa nevojave të paplotësuara në marrëdhënie, “thotë ajo. “Në këtë pikë, seksi mund të bjerë përballë dramës.”

Kjo është arsyeja pse, përveç punës për të përmirësuar marrëdhënien tuaj në përgjithësi, ekspertët inkurajojnë çiftet të planifikojnë seks dhe intimitet fizik.

Disa njerëz e kuptojnë gabim kur mendojnë se caktimi i seksit është i mërzitshëm ose një detyrë që duhet bërë. Planifikimi nuk do të thotë automatikisht se ju nuk do të keni ritme eksituese, emocionuese dhe marramendëse. Nëse doni të siguroheni që ju dhe partneri juaj t’i jepni përparësi lidhjes, argëtimit dhe kimisë seksuale, planifikojeni atë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË