A kanë personat e hapur përparësi në ndërmarrësi?

A jeni person i hapur apo i mbyllur? Në rast se nuk e dini, vendi i dikujt në këtë spektër varet shumë nga ajo se sa ai person preferon shoqërinë e njerëzve tjerë, dhe preferencat e tij ose të saj të vendeve shoqërore.

Personat e hapur kanë tendenca të ndjejnë energji kur janë të rrethuar nga të tjerët, në festa dhe në ngjarje të ndryshme, përderisa personat e mbyllur ndihen të rimbushur kur janë vetëm, ose në shoqëri të disa njerëzve të zgjedhur.

Ju me siguri mund të dalloni këta persona në jetën tuaj. Shoëkt tuaj të hapur kanë dëshirë të mbajnë festa dhe të shkojnë në bare, përderisa të tjerët dëshirojnë të lexojnë një libër ose të planifikojnë të shikojnë filma. Çdo stil i jetesës ka avantazhe të ndryshme shoqërore, por sa luajnë rol ato në ndërmarrësi?

Përfitimet e njerëzve të hapur

Në mënyrë intuitive, ju mund të besoni se këta persona kanë një avantazh natyral kur është fjala tek ndërmarrësia. Ata ndihen më rehat duke u angazhuar me njerëzit tjerët, dhe kanë më shumë gjasa t’a bëjnë këtë në baza të vazhdueshme. Si rezultat, ata kanë tendenca të kenë:

  • Rrjete më të gjëra. Krahasoni rrethin shoqëror të një personi të hapur dhe të mbyllur. Në mesatare, rrethi i njerëzve të hapur është më i madh, për shkak se ata kalojnë më shumë kohë duke u takuar me njerëz të rinj dhe janë më të gatshëm të zgjerojnë rrethin e tyre. Rrethet më të mëdha shoqërore janë përfituese për ndërmarrësit sepse ato ofrojnë më shumë potencial nga kontaktet për t’i përdorur si punonjës, klientë, partnerë dhe mentorë.
  • Biseda më të lehta. Personat e hapur zakonisht ndihen më rehat duke komunikuar me njerëzit tjerë. Komunikimi është vital për suksesin e një biznesi, kështu që kjo tendencë natyrale është e domosdoshme. Nëse jeni person i hapur, ju mund të jeni në gjendje të fitoni respektin dhe admirimin e ekipit tuaj, ju mund të jeni në gjendje të siguroni më shumë klientë me bindshmërinë tuaj. Ju mund t’a keni më të lehtë për t’iu treguar lajme të këqija investitorëve. Në çdo rast, ju do të jeni komunikues më i mirë.
  • Dinamika në ekip. Personat e hapur mund të jenë më të mirë në koordinimin e të tjerëve në terme të ndërtimit të ekipit dhe punës në grup. Ata kanë pasur më shumë përvojë duke kuptuar dinamikat ndërpersonale, dhe mund të jenë në gjendje të kuptojnë forcat dhe dobësitë e ekipit me një shikim. Në biznese fillestare, është e zakonshme të punoni së bashku në shumicën e projekteve, kështu që aftësitë e dinamikës së ekipit janë të nevojshme.
  • Karizma.  Edhe pse jo e domosdoshme që një biznes të arrijë sukses, karizma e një ndërmarrësi mund t’i japë biznesit të tij më shumë njohje nga të tjerët. Ata janë më të mirë në fitimin e audiencës dhe të bëhen influencues domethënës. Kjo nuk do të thotë se personat e mbyllur nuk mund t’a bëjnë këtë, atyre vetëm iu duket më sfiduese

Përfitimet e njerëzve të mbyllurPara se të filloni të besoni se personat e hapur janë të përgatitur më mirë për ndërmarrësi, merrni në konsideratë se edhe personat e mbyllur kanë përparësitë e tyre. Për shkak se ata nuk kalojnë aq shumë kohë duke u shoqëruar me të tjerët dhe duke ndërtuar rrjete personale, ata kanë më shumë kohë të kalojnë në çështje tjera:Fokusi. Personat e mbyllur kanë tendenca të jenë më të mirë në fokusimin dhe në përfundimin e detyrave. Ata nuk kanë dëshirë të angazhohen në grupe të mëdha, dhe kanë tendenca të preferojnë vëmendje të dedikuar për prioritetet e tyre. Që do të thotë se ata janë më pak të shpërqendruar në biseda, dhe në përgjithësi, kjo mund t’i bëjë ata më produktivë.Zonat e veçorive. Personat e mbyllur zakonisht kalojnë më shumë kohë duke mësuar dhe duke praktikuar aftësitë të cilat i tërheqin ata më së shumti. Kjo i bën ata të kenë më shumë gjasa të zotërojnë tema sfiduese, si aftësia teknike në tregtinë e tyre. Nuk duhet të jetë befasi se disa nga mendjet më inovative përshkruajnë veten si persona të mbyllur; ata mund të mos dinë të ndërtojnë rrjete të mëdha, por ata kanë ide të mrekullueshme dhe dinë si ti ekzekutojnë ato.Marrëdhënie më të afërta. Në fund, mbani në mend se personat e mbyllur nuk do të thotë se nuk kanë dëshirë të formojnë marrëdhënie shoqërore, ata vetëm preferojnë një sasi më të vogël të marrëdhënieve. Që do të thotë, ata mund të jenë më të mirë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një grupi të ngushtë të punonjësve dhe partnerëve.SpektriËshtë e rëndësishme të shënojmë se sa e rrallë është që dikush të jetë krejtësisht i hapur ose i mbyllur. Edhe personat më të hapur shijojnë kohën e qetë me raste, përderisa personat e mbyllur janë të aftë që në mënyrë të rehatshme të përballojnë ambientet më të mëdha shoqërore.Përshkrimet në pjesët përkatëse më lartë reflektojnë përgjithësimet, dhe mund të mos aplikohen tek çdo individ i cili e përshkruan veten si ‘’të hapur’’ ose ‘’të mbyllur’’.A keni ngecur?Nëse ndiheni si i hapur apo i mbyllur, dhe mendoni se gjërat në anën tjetër janë më të mira, mos u brengosni. Studimet kanë treguar se ju nuk do të thotë se keni ngecur në një spektër përgjithmonë.Me përpjekje, ju mund të trajnoni veten të zotëroni shprehitë dhe qasjet të cilat duken të rezervuara për pjesën tjetër. Dhe biznesi juaj do të jetë më i mirë si pasojë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...
Exit mobile version